• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË DURRËS/ I vuri zjarrin një automjeti dhe tentoi të digjte banesën e 42-vjeçarit, por s’e realizoi dot planin, pranga gruas
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH NË DURRËS/ I vuri zjarrin një automjeti dhe tentoi të digjte banesën e 42-vjeçarit, por s’e realizoi dot planin, pranga gruas

4 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një grua në Durrës ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka djegur një automjet. Ngjarja ndodhi në Durrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet D. S., banuese në Tiranë, në bashkëpunim me vëllain e saj, shtetasin me inicialet M. S., 35 vjeç, kanë djegur makinën e shtetasit me inicialet K. S., 42 vjeç.

Por motër e vëlla nuk janë ndalur me kaq, pasi kanë tentuar që t’i djegin këtij personi dhe banesën, plan që nuk e kanë realizuar dot. Sakaq, në kërkim është shpallur 35-vjeccari, ndërsa në gjendje të lirë po hetohet shtetasi italian me inicialet F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fiery revenge”. I vuri zjarrin automjetit të një 42-vjeçari, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçarja. Shpallet në kërkim vëllai i 41-vjeçares, pasi bashkëpunoi me të, për diegien e automjetit. Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.

Procedohet penalisht dhe një shtetas italian, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet 1 celular dhe automjeti i përdorur në ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. S., 42 vjeç, për djegien e automjetit të tij, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të djegies së mjetit. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Policia, rezultoi se djegia e automjetit ishte e qëllimshme. Në këtë kuadër, u organizua operacioni policor i koduar “Fiery revenge”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrvënieje.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u siguruan prova për autorësinë dhe mekanizmin e ngjarjes. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasja D. S., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, u shpall në kërkim vëllai i saj. shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi. Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllanë e saj, i kanë vënë zjarrin automjetit të 42-vjeçarit, ndërsa shtetasi italian ka patur djeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AJO KA DALË NGA SHKOLLA DUKE QARË"/ Vjehrri i 18-vjeçares: Kishte xhelozi nga shoqet
Previous article MBYLLJA E KOMUNAVE PARALELE NË KOSOVË/ BE “shkund” Kurtin: Të shmangen veprimet që mund të rrisin tensionet

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT