Një incident ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku 3 të rinj kanë vjedhur çantën e një 56 vjeçari.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, Plazh.
Mësohet se 29-vjeçarja M.D., banuese në Durrës, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, i kanë vjedhur një çantë dorë shtetasit A.M. 56 vjeç, banues në Durrës.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se brenda çantës së 56-vjeçarit kishte një shumë monetare dhe disa dokumente.
Policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçaren ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, neni 139/2 i Kodit Penal.


