Një bandë adoleshentësh është ndaluar nga policia e Durrësit, pasi në orët e vona të së martës ka sulmuar dy të rinj nga Tirana, të cilët i ka goditur me sende të forta dhe u ka marrë telefonët celularë.
Mësohet se të rinjtë E.Q. dhe E,Q. 28 dhe 18 vjeç ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, si pasojë e dhunës barbare të ushtruar mbi ta rreth orës 23.30, në zonën e plazhit, nga adoleshentët 15 dhe 16-vjeçarë.
Policia e Durrësit ka ndaluar adoleshentët me iniciale A.D., L.B., A.M., dhe S.K., vjeç 16, 15, 15 e 15, të gjithë banues në qytetin bregdetar.
Mbi bandën e 4 adoleshentëve rëndojnë dy akuza, të parashikuara në nenet 134/2 e 88/2 të Kodit Penal.