Një 47-vjeçar nga Durrësi ka qenë duke ecur një ditë më parë në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar kur është rrëzuar dhe ka dëmtuar kokën.
Mësohet se incidenti ka ndodhur në aksin “Aleksandër Goga”.
Policia sqaron se personi i dëmtuar, shtetasi A.N. është dërguar më urgjencë në spital, ku dhe ka marrë mjekimin e nevojshëm.
Pas ndihmës së parë, ai është shoqëruar në shtëpi.
Policia bën të ditur se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
Ndërkohë nuk jepen detaje mbi arsyen që shkaktoi rrëzimin e 47-vjeçarit.