Gjatë kontrollit në vijën e dytë të sigurisë së Autoritetit Portual të Durrësit, shtetasi shqiptar me banim jashtë vendit i është gjendur në çantën e tij personale një sasi prej 40 gramë lëndë narkotike të llojit “Marijuanë”. Kjo ka mjaftuar që Policia e Kufirit të nisë hetimet, dhe gjithashtu të marrë masa për personin në fjalë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 26, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të kryer nga Specialistët e Kufirit në Vijën e Dytë, në çantën e tij iu gjet dhe sekuestrua rreth 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.


