Një shtetase shqiptare, me banim në qytetin e Durrësit, i moshës 19 vjeçare është larguar nga banesa e saj, duke mos lënë asnjë adresë se ku do të shkojë.
Mësohet paraprakisht se shkak i largimit të së resë janë bërë debate për motive të dobëta me familjarët (prindërit), prandaj edhe 19 vjeçarja është larguar.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.08.2018, shtetasja Gj. D., vjeçe 39, banuese Durrës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza, shtetasja S. D., vjeçe 19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.


