Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestua në flagrancë shtetasi : Xhevit Qafa , 66 vjeç , banues në fshatin Qyrkan, Cërrik. Pasi në banesën e shtetasit Xh.Q., punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të parashikuar nga neni 137të Kodit Penal.


