Në kontrollin e personave të burgosur në IEVP Lushnje një shtetas 19 vjeçar është kapur me një dozë lënde narkotike e llojit “Cannabis Sativa”. Policia e Burgut i ka sekuestruar lëndën, duke paraqitur edhe njoftimin përkatës për publikun.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.S., vjeç 19, banues në Tiranë, aktualisht vuan dënimin në IEVP Lushnje, pasi më datë 22.08.2018, nga kontrolli i ushtruar në ambientet IEVP-së, iu bllokua në cilësinë e provës 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.


