• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË BULQIZË/ Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahin zyrtarin pas takimit elektoral të PD
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH NË BULQIZË/ Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahin zyrtarin pas takimit elektoral të PD

25 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij janë përfshirë në një incident në Bulqizë. Policia e Bulqizës informoi se Mziu bashkë me nipin e tij kanë dhunuar me grushte një punonjës i njësisë administrative Ostren në Bulqizë, Kalosh Murra përgjegjës i ndihmës ekonomike.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, 24 prill rreth orës 13:00, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Dinamika e ngjarjes dhe shkaqet janë ende të paqarta, por blutë e Bulqizës informuan se kanë referuar materialet në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për kandidatin e Sali Berishës, Mziun, si edhe nipin e tij 36-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, informoi sot policia.

Report Tv kontaktoi me punonjësin e njësisë administrative të Ostrenit, i cili thotë se nuk ka njohje personale me Mziun. Ai pretendon se ka qenë para zyrës së tij, kur Mziu dhe të tjerë kanë dalë nga një lokal, kanë kaluar para zyrës së tij dhe më pas janë kthyer mbrapsht dhe e kanë dhunuar. Murra pretendon se Mziu ishte i pari që e kapi për fyti dhe më pas nipi i tij e ka goditur me grushte.

“Kam qenë para punës time (njësisë administrative). Xhelal Mziu bashkë me të tjerë dolën nga lokali, kaluan para zyrave dhe më pas u kthyen mbrapsht. Më kapi direkt për fyti, ndërsa nipi i tij më goditi me grushte. Më gjakosi! Më kanë çuar në spital dhe më kanë qepur në fytyrë. Pas mjekimit kam dalë nga spitali dhe ndodhen në shtëpi me raporte. Shkakun nuk e di, unë isha në punën time. Mund të jetë për fushatë por unë s’jam i sigurt se nuk e njoh personalisht Xhelal Mziu dhe s’kam patur kurrë lidhje me të. Edhe vetë jam i çuditur se pse më qëlluan. Ndoshta e kanë fryrë (shtyrë) persona të tjerë që ishin në takim elektoral me të. Kam bërë kallëzim në polici dhe janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së institucionit. Pres të zbardhet ngjarja e plotë nga policia dhe prokuroria”, tha Murra në një bisedë telefonike për Report Tv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNOI SHEFIN E FINANCAVE/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-drejtoreshën e spitalit në Dibër, Irini Shehu
Previous article DETAJET E PARA/ Zbulohet një sasi tritoli pranë një lokali në Kurbin

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT