• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË BERAT/ U pëlqyem dhe u martuam, por jetova më shumë me prindërit e tij se sa me burrin…
Home
Sociale

NDODH NË BERAT/ U pëlqyem dhe u martuam, por jetova më shumë me prindërit e tij se sa me burrin…

19 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

S.K, 24 vjeç nga Morava e Beratit zbret me nxitim shkallët e Gjykatës së Shkallës së Parë, ku tashmë është vendosur fati i martesës së saj 3-vjeçare. Gjithçka për të ndodhi shumë shpejt. Ajo u lidh me shkuesi dhe më pas u martua me një 30 vjeçar, kur ishte 21-vjeç. Pas martesës u bë me fëmijë dhe një vit e gjysmë pas lindjes, po kërkon divorcin.

“Ne u pëlqyem në pamje të parë. Ai ishte i pashëm, në shtëpi kishte vetëm dy prindërit, nga gjendja ekonomike ishtë shumë mirë. Pas disa takimesh mendova se kishte ardhur çasti i duhur, u fejuam dhe brenda një kohe të shkurtër u bë dhe martesa,” thotë e reja.

Gjithçka sipas saj, ishte në rregull derisa bashkëshorti iu rikthye jetës prej emigranti në Hollandë. “Fillimisht ai u largua sepse do të rinovonte disa dokumente, ndërsa më pas sepse mori një ofertë pune të mirë. Më shumë po rrinte atje sesa në shtëpi me mua, vajzën dhe prindërit e tij,” thotë ajo.

Largimet e herëpashershme të bashkëshortit u bënë shkak për konfliktet mes tyre. Tashmë në fazën e divorcit, e reja kujton se më shumë ka jetuar me prindërit e tij, sesa me burrin.

Në tre muajt e parë të këtij viti në Gjykatën e Rrethit të Beratit u bënë 113 kërkesa për divorc, 81 prej të cilëve kanë përfunduar me zgjidhje martese, ndërsa 97 të tjera janë në proces. 67 çështje janë mbartura nga viti i kaluar. Kërkesat janë paraqitur gati njësoj si nga burra edhe nga gratë, edhe pse numri i këtyre të fundit është pak më i madh. Ndërkohë sipas të dhënave nga gjykata, divorcet zënë peshën kryesore në gjyqet civile dhe janë në rritje.

Sipas avokatëve dhe punonjësve socialë që ndjekin çështjet, emigracioni është një ndër shkaqet kryesore të divorceve.

Avokatja Valmira Zejneli i tha BIRN se megjithëse nuk kishte çështje ku të përcaktohej arsyeja me vendim gjykate dhe shpallej një fajtor për divorcin, “emigracioni i bashkëshortëve dhe kushtet ekonomike” ishin motivet kryesore. Avokatja thotë se periudhat kur ka më shumë kërkesa për divorc në zyrën e saj janë gushti dhe dhjetori, koha kur emigrantët kthehen nga emigracioni. “Gjatë këtyre dy periudhave unë kam kërkesat më të mëdha dhe kjo vjen për shkak se gjatë kësaj kohe bashkëshortët kthehen dhe kryejnë procesin e divorcit,” thotë Zejneli.

Sipas saj, problemet e akumuluara gjatë kohës që një prej bashkëshortëve mungon në shtëpi dhe pamundësia ekonomike e probleme të tjera sociale, çojnë në vendimin për t’i dhënë fund martesës.

Psikologia klinike, Juvina Qevani, e cila ndjek çdo muaj çështje divorci thotë se emigracioni dhe madje edhe migracioni kanë krijuar probleme në familje. “Bashkëshorti emigron për të siguruar të ardhurat e familjes, jo gjithmonë ia del dhe kjo sjell prishje të raporteve në familje,” thotë Qevani për BIRN. Sipas saj, marrëdhëniet në distancë të krijuara nga emigrimi krijojnë mosmarrëveshje duke u kthyer në arsyen kryesore të divorceve në Berat.

S.K. nuk iu desh shumë kohë të kuptonte se martesa nuk po funksiononte. Largimet e shpeshta të të shoqit dhe fakti që ai nuk donte të merrte me vetë atë dhe vajzën e tyre, qenë të mjaftueshme për të shkuar drejt divorcit.

“Edhe kur vinte në shtëpi ai ishte vetëm fizikisht me ne, pasi me mendje kurrë,” thotë 24 vjeçarja. Ajo thotë se beson që i shoqi e donte fëmijën, por ata nuk kalonin kohë bashkë.

Tashmë në senacën e rradhës për divorc, e reja dëshiron që gjithçka të përfundojë sa më shpejt me marrjen e kujdestarisë së fëmijës. Ajo është rikthyer prej disa muajsh në shtëpinë e prindërve, ndërsa është në kërkim të një pune dhe zgjidhjes së problemeve ekonomike të një nëne që duhet të rrisë e vetme fëmijën e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meditimi dhe joga mund t'ju shndërrojnë në person një person egoist/ Ja cilat janë shkaqet
Previous article Emily Ratajkowski "NGROH" Rusinë me postimet e saj në rrjetet sociale (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT