• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË BERAT/ Drejtoresha “dhunon” mësuesen e lë dhe pa orë mësimi
Home
Breaking News

NDODH NË BERAT/ Drejtoresha “dhunon” mësuesen e lë dhe pa orë mësimi

20 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në shkollën e Mesme “Kristaq Capa” në Berat, drejtoresha vlerëson vetë dosjet e mësuesve, duke lënë me më pak orë mësuesen me dosjen më të plotë.

Sipas mësueses Juliana Numani, drejtoresha e bën këtë gjë pasi e sheh mësuesen si rivale meqë të dyja janë të të njëjtit profil, Biologji -Kimi.

Juliana Numani është mësuesja e cila prej 14 vitesh e ushtron këtë profesion në qytetin e Beratit, dhe përpara se të emërohej drejtoresha aktuale, ajo nuk ka patur asnjë problem me vendin e punës.

Ndërkohë këtë vit drejtoresha i thotë se mësuesja ka pikë më pak dhe se do plotësohesh me orë mësimi në një shkollë tjetër.

Përveç kësaj, sipas mësueses drejtoresha ushtron një formë bullizmi mbi të dhe këtë e bën në sy të kolegëve për ta ulë edhe më shumë.

“Situata e fundit me të ishte një mbledhje ku do ndaheshin edhe orët për këtë vit në bazë të pikëzimit, por që drejtoresha nuk pranon të bëj transparente asgjë, vetëm më thotë se unë kam më pak pikë se të tjerët, pikët e kolegëve nuk i tregon” thotë znj.Numani.

“Unë kam dosjen më të plotë në shkollë, kam më shumë pikë se të gjithë, por drejtoresha ndjen rivalitet pasi edhe ajo është mësuese bio-kimie, ndaj për këtë kërkoj ndihmën e Fiksit, t’i japim fund këtij fenomeni ” thotë znj.Numani.

Fiksi transmetoi materialin audio të mbledhjes së mësuesve në shkollë, ku mësuesja Numani debaton me drejtoreshën për dosjen dhe pikët e saj.

Ajo i kërkon drejtoreshës transparencë për veten dhe kolegët, por që drejtoresha nuk pranon të bëjë asgjë transparente. Madje nuk tregon as anëtarët e komisionit që kanë bërë pikëzimin e dosjeve.

Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga drejtoresha e shkollës, për rastin e mësueses Numani, por që ajo mohoi të jetë bërë pikëzim. Ajo tregoi për Fiksin se mësuesja Numani do qëndrojë në atë shkollë, i ka të 20 orët e saj dhe dosja e saj është e plotë.

Ajo mohoi ta ketë fyer mësuesen dhe ta ketë quajtur të paaftë.

Për këtë rast përgjegjësja e kurikulave pranë Zyrës Arsimore Vendore Berat, Emanuela Garuli tha për Fiksin se nuk është bërë pikëzim dosjesh, dhe se rastin e asaj mësueseje e njohin.

“Ajo mësuese do qëndrojë në atë shkollë, këtë ma tha vetë drejtoresha e shkollës , pasi dosja e saj është e plotë, nuk është bërë akoma pikëzim dosjesh, dhe drejtoresha e shkollës s’ka patur pse ta bëjë një debat të tillë” tha znj.Garuli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BREXIT/ BE dhe Britania pajtohen që të vazhdojnë bisedimet
Previous article NUK UA MERR MENDJA/ E dini pse duhet ta mbyllni gjithmonë derën para se të flini?

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT