Beteja për shikueshmërinë ditën e dielë në Britaninë e Madhe është fituar denjësisht nga dokumentari për natyrën “Blue Planet II”, që ka mbërthyer pas ekranit gati dy herë më tepër shikues se spektakli X-Factor.
Janë dashur më shumë se katër vite punë që BBC të risjellë serinë e dytë të dokumentarëve të famshëm, rrëfyer nga natyralisti i famshëm Sir David Attenborough.
Seria parë e “Blue Planet II”, sipas The Telegraph u ndoq drejtpërdrejt nga rreth 10.3 milion shikues.
Shifër që e la pas spektaklin e mbushur me VIP-a, X-Factor, me vetëm 4.3 milion shikues.
Pjesa e parë e emisionit për natyrën ishte e fokusuar në jetën ujore të një peshku gjigant që gjuan zogj.