Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë.
Protestuesit kundër regjimit janë përplasur edhe fizikisht me mbështetësit e SNS-së, partisë së Presidentit Aleksandër Vuçiç, teksa vetë ai ka thënë se brenda 10 ditëve do të shohim përgjigjen e shtetit, duke paralajmëruar arrestime.
Në valën e reagimeve kundër Vuçiçit është përfshirë si rrallëherë edhe bota e futbollit në Serbi. Presidenti serb mbrëmjen e djeshme ndoqi nga afër në shkallët e stadiumit “Rajko Mitic”, sfidën e vlefshme për raundin e fundit kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Crvena Zvezda pësoi humbje turpëruese në shtëpi përballë qipriotëve të Pafos, me rezultatin 2:1.
Vuçiq u ul në zonën VIP të stadiumit me Zvezdan Terziqin, por të pranishëm pranë tyre ishin edhe trajneri i kombëtares së Serbisë Dragan Stojković, Nikola Lazetić dhe presidenti i klubit qipriot Sergej Lomakin.
Kur po largohej nga stadiumi, Vuçiç përveç humbjes së ekipit të zemrës pësoi një tjetër goditje, pasi nga shkallët e stadiumit nisën brohoritjet kundër tij, duke thirrur në kor: “Vuçiç pederasti”.


