Presidenti Donald Trump dhe gazetari Jeff Mason i Reuters kanë debatuar janë përfshirë në një debat për shkak të maskës që mbante gazetari, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Duhet ta heqësh maskën, të lutem! Mund ta heqësh. Sa metra larg je”, iu drejtua Trump gazetarit Jeff Mason, por ai e refuzoi duke i thënë se mund të ngrinte zërin në mënyrë që Trump të mund ta dëgjonte.
“Në rregull, nëse nuk e heq, të del zëri i mbytur, kështu që nëse e heq do të ishte shumë më lehtë”, shtoi Trump, ndërkohë që gazetari vazhdoi të këmbëngulte për të mos e hequr.
Trump u pajtua me vendimin e gazetarit, por përshëndeti veprimin e një gazetari tjetër që e hoqi maskën kur i drejtoi pyetjen presidentit.


