• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH EDHE KJO/ Shqiptari shpëton kinezen nga zjarri, ajo tenton të rifutet në banesë. Policia i zbulon çfarë fshihte
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH EDHE KJO/ Shqiptari shpëton kinezen nga zjarri, ajo tenton të rifutet në banesë. Policia i zbulon çfarë fshihte

16 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

E shpëtuan nga zjarri, por përfundoi në pranga. Arsyeja? Kishte drogë në shtëpi. Është kjo historia e një 32-vjeçareje në Sesto San Giovanni, një zonë në Milano të Italisë.

Të dielën nga dritarja e dhomës së saj të gjumit doli tym. Për shkak të zjarrit në banesën e saj hyri një 58-vjeçar shqiptar i cili e gjeti të renë pa ndjenja. Ai arriti, së bashku me një fqinj tjetër, ta nxirrnin nga dhoma ku kishte nisur zjarri.

Pas kësaj të dy fqinjët arritën që të shuanin zjarrin. Por kur 32-vjeçarja nga Kina u përmend, dy fqinjët u hasën me një situatë të pazakontë. Ajo kërkonte të rikthehej në banesë.

Për këtë arsye ndërhynë edhe policët dhe zjarrfikësit që e penguan 32-vjeçaren kineze që të mos hynte në banesë. Por në një moment ajo mundi të futej në banesë para se të largohej ambulanca që ishte kujdesur për të.

Kjo sjellje e çuditshme e saj, u sqarua kur agjentët e policisë gjetën një qese me 213 gramë drogë në formën e kristaleve. Ata thonë se bëhet fjalë për një stimulant të fuqishëm që rrit aftësinë për të qëndruar zgjuar, por shkakton humbje të oreksit dhe simptoma të tjera serioze si sjellje të dhunshme apo çrregullime të personalitetit.

Gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën edhe 950 gramë të tjera drogë të të njëjtit lloj. Gruaja në fjalë tha se e ruante drogën për persona të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NDODH AJO QË NUK E PRISNIN/ Makinat plot me paund drejt vendit tonë, si i lanë hetuesit britanikë të lirë 4 shqiptarët për t’i futur në ‘grackë’
Previous article HABIT ish-banorja e ‘BBV’: Egla ka patur lidhje me një italian, ja sa pasuri ka përfituar nga ai

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT