• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDODH EDHE KJO/ Shpërthen koronavirusi në plazhin nudist, autoritetet: Mbani maska
Home
Jetë

NDODH EDHE KJO/ Shpërthen koronavirusi në plazhin nudist, autoritetet: Mbani maska

24 August, 2020 F.autor Jetë

Autoritetet shëndetësore në Francë kanë ngritur alarmin për një vatër të re të koronavirusit, e cila ka shpërthyer në një plazh nudistësh në jug të vendit.

Të paktën 95 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Cap d’Agde dhe zyrtarët e shëndetësisë kanë ngritur menjëherë alarmin. Ata u bëjnë thirrje pushuesve në këtë plazh që të zbatojnë masat e distancimit dhe të vendosin maskën.

Resorti nudist, përveç hotelit, përfshin dyqane, restorante, bare, madje edhe banka.

Të hënën e kaluar, në këtë resort u kryen 194 teste, nga të cilat 38 rezultuan pozitivë. Të mërkurën u kryen edhe 244 teste të tjera, nga të cilët rezultuan pozitivë 57 persona. Po ashtu, edhe të premten u testuan 310 persona, ndërsa rezultatet pritet të publikohen në fillim të kësaj jave, shkruan Daily Mail.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se shkalla e infeksionit në resort është katër herë më e lartë se në një fshat aty pranë.

Franca po përballet me një valë të dytë të virusit, ku vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 4900 raste të reja, shifra më e lartë që prej muajit maj.

Ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Veran, u shpreh se situata ishte e vështirë dhe se infeksionet po përhapen me shpejtësi mes grupmoshës 20 deri në 40 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JA DHE EKSPERIENCA IME E PARË..."/ Klaudia Pepa ndan FOTOT e para nga xhirimet e filmit
Previous article PO PUNONTE TOKËN/ I riu nga Tepelena zbulon varrin historik, gjen thesare arkeologjike dhe monedha të çmuara

F.autor

Postime të ngjashme

DARKA E MBRETIT CHARLES/ Macron i shkel syrin Kate Middleton Jetë

DARKA E MBRETIT CHARLES/ Macron i shkel syrin Kate Middleton

TRAGJEDI NË AEROPORTIN E BERGAMOS/ Përplaset nga avioni, humb jetën në pistë një person Jetë

TRAGJEDI NË AEROPORTIN E BERGAMOS/ Përplaset nga avioni, humb jetën në pistë një person

BLETËT SULMOJNË QYTETARËT/ 24 persona përfundojnë në spital, tre në gjendje kritike Jetë

BLETËT SULMOJNË QYTETARËT/ 24 persona përfundojnë në spital, tre në gjendje kritike

Facebook Comments

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt Blog

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT