• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDODH EDHE KJO NË KOSOVË/ Ramush Haradinaj me të vëllain rrahin një punëtorin e tyre
Home
Rajon

NDODH EDHE KJO NË KOSOVË/ Ramush Haradinaj me të vëllain rrahin një punëtorin e tyre

16 September, 2020 s.autor Rajon

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, para rreth tre muajve janë denoncuar në polici për “rrahjen e një punëtori të tyre”.

Në dokumentet të cilat i ka siguruar KOHA, Haradinajt i ka denoncuar në Polici një mjeke kujdestare, e cila i ka dhënë ndihmë mjekësore një personi me lëndime trupore, të cilat, sipas tij, ishin pasojë e rrahjes nga vëllezërit Haradinaj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Policia ka thënë se e kanë intervistuar ankuesin dhe se në konsultim me prokurorin është iniciuar rast për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Por pas dy javësh ankuesi ka shkuar në stacion policor dhe ka kërkuar që rasti të mbyllet. Gati 3 muaj prejse ka ndodhur ky rast, siç ka mësuar KOHA, vëllezërit Haradinaj ende nuk janë intervistuar në asnjë cilësi.

Sipas dokumenteve, dyshohet se e tëra ka nisur më datë 22 qershor 2020, pak minuta para orës 15:00, kur një person ka kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në afërsi të ndërtesës së Telekomit, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, jo shumë larg nga selia e AAK-së.

Pacienti kur ka kërkuar shërbime shëndetësore sipas shkresës, ka pasur lëndime në trup dhe në sy.

Mjekja e cila e ka kontrolluar pacientin e ka njoftuar Policinë menjëherë pas ekzaminimit.

Në raportin e Policisë së Kosovës, të cilin e posedon gazeta, ajo ka përmendur emrat e vëllezërve Haradinaj si shkaktarë të lëndimeve.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e rrahjes së tij nga vëllezërit Haradinaj, ndërsa tërheqja e padisë mendohet se është bërë si pasojë e kërcënimeve.

Vëllezërit Haradinaj, përveç përfshirjes në politikë, njihen për pasuritë dhe bizneset e shumta, por shpesh në media është folur edhe për frikën që ngjallin tek njerëzit, për shkak të metodave të tyre të dhunshme, si rasti i fundit.

Dhe ky është një përjashtim rasti, pasi askush nuk guxon të flaës kundër tyre, apo t’i denoncojë.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SA MË E GJATË JETA JOTE, MË E BUKUR..."/ Ermal Fejzullahu zgjedh ta urojë kështu të atin duke mos munguar edhe fjalët e ngrohta për të (FOTO)
Previous article MESAZH I "FORTË" NGA PRESIDENTI/ Ilir Meta: Konferenca e Pezës sot na bën thirrje të ngrihemi kundër oligarkëve

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT