• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH EDHE KJO/ Mjeku që doli sot në pension, me shtëpinë dhe mobiliet e kohës së Enverit
Home
Sociale

NDODH EDHE KJO/ Mjeku që doli sot në pension, me shtëpinë dhe mobiliet e kohës së Enverit

14 July, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Ashim Zogu, njihet si një prej atyre pak mjekëve të ndershëm në Urgjencën e spitalit të Durrësit I cili ka marrë të gjithë vlerësimin dhe mirënjohjen e stafit jo vetëm të Urgjencës por të të gjithë spitalit me daljen e tij në pension.

Për më shumë se 40 vjet në punën e tij si mjek, në 12 vitet e fundit ka mbajtur detyrën e shefit të Urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit. Doktor Ashimi është fort I lidhur pas profesionit, po aq sa pas familjes, e dy fëmijëve të tij. U specializua për sëmundjet e brendshme Internist, si edhe si kardiolog e nefrolog.

Nga mijëra pacientët që ka kuruar e vizituar gjatë viteve të punës, mbahet mend si mjeku serioz dhe autoritar, po aq sa mikprtës dhe i dashur për të gjithë pacientët.

Pak kohë në parë mjeku Ashim Zogu ishte në rubrikën “Personazhi i javës” në “DurrësLajm”. Kur e pyet për punën në Urgjencë thotë se çdo ditë në këtë repart jepet jetë.

“Punonjësit e Urgjencës japin çdo ditë nga jeta e tyre, ne jemi njerëz dhe e vuajmë kur na ikën një njeri, po ashtu edhe lumturohemi kur ndihma e dhënë është efikase,dhe pacienti ka shpëtuar.”

Është aq i zellshëm në punë, pavarësisht moshës, por për vite me radhë nuk bën asnjë herë pushime në verë. Ashtu sikundër i gjithë ekipi i Urgjencës, edhe mjeku Ashim Zogu ka hequr dorë nga pushimet verore, për shkak të fluksit të lartë të urgjencave në këtë sezon.

“Bashkëshortja është mësuese, pushimet i ka në muajt e verës, atëherë kur urgjentistët , presin e përsjellin me qindra pacientë. Nuk kemi bërë pushime së bashku, por meraku më i madh është që të dy fëmijëve nuk iu kam qëndruar pranë aq sa duhet t’u qëndrojë një baba shembullor, për shkak të punës.” thotë mjeku.

Mjeku Ashim Zogu, ndoshta është ndër të paktët mjekë të rrallë në vend, që ende në shtëpinë e tij, qëndron e njëjta dhomë gjumi e cila është blerë dekada më parë.

Janë të rrallë mjekët e ndershëm si ai, që me pagën e tyre kanë bërë të mundur rritjen dhe arsimimin e fëmijëve, ndërsa jetojnë në të njëjtën banesë të thjeshtë apartament, të marrë nga shteti, dhe me të njëjtat mobilje të cilat janë blerë kur mjeku ka qenë i ri. Ndershmëria në punë është pika e fortë e këtij mjeku.

Në dekada me radhë në spital, njeh çdo hall e shqetësim të personelit e të pacientëve. “Vetëm një reformë e thellë në sisitemin shëndetësor do të shpëtonte shëndetësinë shqiptare nga problemet që ka,” thotë mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Detaji "FALLCO" në pasaportën e Encës! Këngëtarja shqiptare ka HARRUAR të heqi... (FOTO)
Previous article “Mos i luani Gatuzon dhe Mirabelin”, letër e gjatë e tifozerisë së Milanit!

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT