• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH EDHE KJO/ Lokalet rrisin ndjeshëm çmimet për qytetarët që presin në Kakavijë
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH EDHE KJO/ Lokalet rrisin ndjeshëm çmimet për qytetarët që presin në Kakavijë

15 August, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Situata në pikën kufitare të Kakavijes vijon të jetë e rëndë. Pavarësisht bisedimeve të zyrtarëve shqiptarë me palën greke, radha kilometrike e automjeteve po lëviz ngadalë. Shumë pak makina kanë kaluar kufirin grek që prej orës 16:00, edhe pse nesër hyjnë në fuqi masat e reja shtrënguese për kalimin drejt Greqisë.

Gazetarja e Tv Klan, Anila Sefa, e cila po ndjek nga afër situatën kaotike në Kakavijë, thotë se ndaj emigrantëve shqiptarë që po qëndrojnë në radhë për ditë të tëra, janë ofruar ushqime dhe ujë. Megjithatë, gazetarja Sefa evidenton një situatë të pakëndshme me lokalet dhe bizneset që funksionojnë në pikën doganore.

Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe nevojës së tyre për kafe, ujë dhe ushqime, lokalet kanë rritur ndjeshëm çmimet.

“Duke shfrytëzuar këtë situatë kaotike, është një situatë e jashtëzakonshme, janë rritur çmimet në disa bar-restorante apo në kafene. Unë e them sepse një kafe nga 80 Lekë që kushtonte para 1 jave, sot është dhënë me 200 Lekë deri afro dhe 300 Lekë (të reja). Kërkesa të shumta ka pasur edhe për akull për shkak të temperaturave të larta”, tha gazetarja Anila Sefa në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të orës 19:30 në televizionin Klan.

Aktualisht, vijojnë radhët e gjata kilometrike në Kakavijë, ndërkohë që kujtojmë se orari i punës nga pala greke është deri në orën 22:00. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET QË PO BËHEN VIRALE/ Mesfushori Vidal i habit të gjithë tek goli i 6-të i Bayern (VIDEO)
Previous article KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Manchester United i ofron 80 milionë euro Atleticos për mesfushorin...

F.autor

Postime të ngjashme

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT