Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qënë pjesë e basteve në ditët e fundit, me kompanitë që kanë kuotuar shanset e Joe Biden dhe Donald Trump.
Të shumtë kanë qënë ata që kanë sakrifikuar para për fitoren e njërit prej kandidatëve.
Por një ish bankier britanik duket se ka guxuar më shumë teksa ka vendosur 5 milionë dollarë bast se presidenti Donald Trump do të dalë fitimtar nga zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen sot në Amerikë.
Ish-bankieri ka përdorur për të vendosur bastin një kompani të regjistruar në ishujt Karaibe, ku fitorja e Trump kuotohej me koeficientin 3. Nëse Trump fiton do të marrë mbrapsht shumën prej 15 milionë dollarësh.
Sipas ekspertëve të lojrave të fatit, ky është basti më i madh i vendosur ndonjëherë për fitoren e ndonjë politikani. Ndërsa në Amerikë është e paligjshme që të vendosen baste të tilla, krejt e kundërta ndodh në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera.


