Shtëpia e një çifti emigrantësh është bastisur e plotë që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure nga një grup hajdutësh.
Ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe ndryshe nga herët e tjera, edhe policia është habitur kur ka parë skenën e krimit. Hajdutët nuk janë “lodhur” që të hapin derën përmes çelësave kopilë apo ndonjë metode tjetër… përkundrazi kanë çarë murin e shtëpisë, e më pas kanë hyrë brenda duke vjedhur çfarë u ka dalë përpara.
Të gjitha pajisjet elektroshtëpiake janë vjedhur dhe shumë sende të tjera të vlefshme në shtëpi. E habitshme është gjithashtu fakti sesi banorëve të pallatit nuk i ka bërë përshtypje zhurma e madhe e shkaktuar nga varretë që kanë përdorur hajdutët për të çarë përtej murin e shtëpisë.




