• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDODH DHE KJO/ Kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë gjermane
Home
Nderkombetare

NDODH DHE KJO/ Kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë gjermane

19 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës në Gjermani, prandaj sipas gjyqtarëve kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë gjermane.

Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të landit Baden-Württemberg në Mannheim. Fjala është për një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2002, Ai ka studiuar mjekësi në Gjermani dhe punon ndërkohë si mjek specialisit në një klinikë.

Në vitin 2012 ai e dha provimin për marrjen e nënshtetësisë, por në vitin 2015 refuzoi t’i jepte dorën nëpunëses që donte t’i jepte certifikatën e nënshtetësisë.

Premtim bashkëshortes apo mendësi fundamentaliste

Ai pretendoi se i kishte premtuar së shoqes – një myslimaneje me nënshtetësi gjermane dhe origjinë siriane – që të mos i jepte kurrë dorën ndonjë gruaje tjetër, por zyra përkatëse ia refuzoi marrjen e nënshtetësisë.

Libanezi shkoi në gjyq dhe gjykata argumentoi se ai nuk pranon t’i japë dorën një gruaje “si rezultat i një konceptimi fundamentalist të kulturës dhe të vlerave” dhe nuk pranon që t’i përshtatet mënyrës së jetesës në Gjermani. Dhënia e dorës të tjerëve ka “rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës” mes njerëzve në Gjermani, argumentoi trupi gjykues.

Deutscher Reisepass (Imago/STPP)

Kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë dhe pasaportë gjermane

Mjeku libanez pretendoi se ndërkohë nuk i jepte më dorën askujt, sepse është pro barazisë së burrit dhe gruas, por gjykata e konsideroi këtë si një thënie thjesht për arësye taktike.

Pandemia nuk përbën argument

Gjykata argumentoi po ashtu se fakti që për momentin njerëzit nuk i japin më dorën njëri-tjetrit për shkak të pandemisë së koronës nuk mund të merret në konsideratë, sepse  “për shkak të traditës së gjatë historike që ka dhënia e dorës të tjerëve”, gjykatësit nuk mendojnë se dhënia e dorës si ritual do të mënjanohet përgjithmonë./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË E RREZIKSHME PËR SËMUNDJET E ZEMRËS DHE..."/ OBSH në Shqipëri: Kujdes, mos e teproni me këtë produkt
Previous article RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NË KOSOVË/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë, regjistrohen 118 raste të reja

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë Botë

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT