• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIZET ALARMI NË SHBA/ Mijëra persona në Luiziana evakuohen si pasojë e uraganit Ida
Home
Nderkombetare

NDIZET ALARMI NË SHBA/ Mijëra persona në Luiziana evakuohen si pasojë e uraganit Ida

29 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Uragani Ida ka kaluar në Gjirin e Meksikës dhe është rrugës që potencialisht të godasë keq bregdetin e shtetit jugor amerikan të Luizianës më 29 gusht, teksa zyrtarët kanë filluar që të hapin strehimore për njerëzit që po largohen nga uragani.

Sipas meteorologëve, uragani Ida mund të jetë “jashtëzakonisht i rrezikshëm”. Ata e kanë klasifikuar këtë uragan si uragan i kategorisë 4, që karakterizohet me erëra mbi 200 kilometra në orë.

Dhjetëra-mijëra persona po largohen nga shtëpitë e tyre pasi zyrtarët urdhëruan evakuimin e qytetarëve nga zonat e ulëta bregdetare dhe bllokuan autostradat.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, Luiziana dhe Misisipi u goditën keq nga uragani Katrina, që vrau më shumë se 1.800 persona.

Spitalet në Luiziana veçse janë të mbushura me pacientë nga vala e fundit e pandemisë së koronavirusit, që u shkaktua si pasojë e nivelit të ulët të vaksinimit dhe variantit më ngjitës Delta dhe tani strehimoret, për personat që po largohen nga shtëpitë e tyre, shtojnë rrezikun që të bëhen vatra të reja të përhapjes së infeksioneve të reja me COVID-19.

Shteti i Luizianës është shteti i tretë në SHBA që ka regjistruar shumti raste në 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit.

Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards tha më 28 gusht se strehimoret do të punojnë me kapacitet të reduktuar për “të reflektuar realitetet e COVID-19”.

Zyrtarët e Luizianës po punojnë për të gjetur dhoma hotelesh për të vendosur personat e evakuuar, me qëllim që, sipas guvernatorit, sa më pak njerëz të strehohen në strehimore masive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KULTIVONIN LËNDË NARKOTIKE NË KRUJË/ Arrestohen në flagrancë 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim
Previous article ZGJEDHJET NË GJERMANI/ Politika e jashtme në fushatën elektorale

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT