• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndizen tensionet/ Pas BE edhe Kanadaja kundër SHBA-së. Deklarata e fortë
Home
Europë

Ndizen tensionet/ Pas BE edhe Kanadaja kundër SHBA-së. Deklarata e fortë

2 June, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Vetëm pak orë pas Bashkimit Europian, Kanadaja ka bërë të ditur se do të padisë SHBA në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland i quajti ilegale doganat për çelikun dhe aluminin.

Ministrja e jashtme kanadeze, Chrystia Freeland

Doganat e vendosura nga qeveria amerikane me pretekstin e sigurisë kombëtare janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të SHBA-së dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, OBT, bëri të ditur ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Feeland. Për Kanadanë, aleatin më të të rëndësishëm dhe blerësin më të madh të çelikut nga SHBA, këto dogana janë „të papranueshme”. Vendi i saj do të mbrojë „punonjësit kanadezë dhe interesat kanadeze ndaj proteksionizmit, që e minon sistemin botëror tregtar”, theksoi Freeland.

Protesta rritet

Doganat ndëshkuese amerikane për çelikun (25%) dhe aluminin (10%) për BE, Kanadanë dhe Meksinën hynë në fuqi të premten në mëngjes. Të tre partnerët tregtarë të SHBA-së i quajnë ato të padrejta. Si BE edhe Kanadaja dhe Meksika kanë bërë të ditur se do të vendosin dogana për produktet amerikane. Kanadaja planifikon dogana miliardëshe për produket agrare nga SHBA. Kosi, kafeja dhe lavatriçet nga SHBA do të kenë dogana ndëshkuese. Meksika do të vendosë dogana për llampat dhe mollët nga SHBA.

 

Ndërsa BE ka bërë që më parë të ditur kundërmasat, dogana për produkte amerikane që kapin një vlerë prej 2,8 miliardë dollarë, si uiskin, xhinset dhe gjalpin e kikirikut. Europianët paraqitën tek OBT ankesë zyrtarisht dhe po shohin mundësinë e doganave për produktet amerikane. Komisarja e BE për Tregtinë, Cecilia Malmströem tha se BE nuk i pranon këto dogana mbrojtëse ilegale të SHBA-së. „SHBA luan një lojë të rrezikshme”, tha Malmöstrom. Doganat amerikane janë „proteksionizëm i pastër.” Edhe Gjermania bën thirrje që europianët të paraqiten „të vendosur e me vetëbesim”. „Ndoshta kështu edhe mund ta ndalim një luftë tregtare”, tha ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cristiano Ronado u kishte thënë shokëve të tij se do largohet nga Real Madridi
Previous article Shqiptarët i anuluan koncertin, reperi tërbon opinionin me këtë veprim (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë Botë

TEMPERATURAT EKSTREME/ OBSH: Mbi 1 mijë e 300 viktima në Europë

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite Botë

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT