Edicioni i 60-të i çmimeve Grammy rikthen në Nju Jork eventin më të madh të trofeve të muzikës.
Një event që këtë vit pritet ta dominojë Hip-Hopi, me reperët JayZ dhe Kendrick Lamar me përkatësisht 8 dhe 6 nominime.
Dy reperët prezantohen me albume që janë titulluar jo sipas këngëve të veçanta. JayZ vjen me albumin “4:44”, ndërsa Kendrick Lamar me “Damn”.
Mes dhjetëra nominimeve, një pjesë e të ftuarve pritet ta përcjellin në këtë mbrëmje fushatën kundër ngacmimeve seksuale në Holliwood, duke mbajtur një trëndafil të bardhë si pjesë e sloganit “Times Up”.
Në mbrëmjen gala që i paraprin çmimeve Grammy spikatën sërish këngëtaret me origjinë shqiptare. Bebe Rexha u paraqit me veshje që nuk i linte shumë hapësirë imagjinatës. Ndërsa Dua Lipa dhe Rita Ora shkëlqyen në të bardha.
Artistët që priten të performojnë në skenën e ‘Grammy’-s 2018 janë:
- Bruno Mars, “24K Magic”
- Kelly Clarkson, “Love So Soft”
- Luis Fonsi & Daddy Yankee Feat. Justin Bieber, “Despacito” (Remix)
- Kendrick Lamar, “HUMBLE.”
- Lorde, “Green Light”
- Childish Gambino, “Redbone”
- Jay-Z, “The Story Of O.J.”
- Zedd & Alessia Cara, “Stay”
- Lady Gaga, “Million Reasons”
- Imagine Dragons, “Thunder”
- Portugal. The Man, “Feel It Still”
- The Chainsmokers & Coldplay, “Something Just Like This”
- P!nk, “What About Us”
- Logic Feat. Alessia Cara & Khalid, “1-800-273-8255”
- Julia Michaels, “Issues”
- Kesha, “Praying”
- Chris Stapleton, “Broken Halos”
- Little Big Town, “Better Man”
- Thomas Rhett Feat. Maren Morris, “Craving You”
- Lady Antebellum, “You Look Good”
- Kenny Chesney, “All The Pretty Girls”
***
Ndërkohë ALPENews.al ju mundëson që ta ndiqni krejtësisht live këtë event madhështor, duke iu lënë nën shoqërinë e performancave më të mira muzikore të vitit.
VIDEOJA E PLOTË PËR TË NDJEKUR ‘LIVE’ GRAMMY’S AWARDS 2018
GRAMMYs Live From the Red Carpet
GRAMMYs Live from the Red Carpet at Madison Square Garden! Don’t miss your favorite artists walk the red carpet ahead of Music’s Biggest Night®. Presented by Absolut, IBM, Uber
Posted by Recording Academy / GRAMMYs on Sunday, January 28, 2018


