• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIKIMI RUS VAZHDON TË JETË KËRCËNIM/ SHBA paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor
Home
Nderkombetare

NDIKIMI RUS VAZHDON TË JETË KËRCËNIM/ SHBA paralajmëron për paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor

19 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Agjencitë amerikane të inteligjencës paralajmëruan, në raportin e tyre më të fundit vjetor, se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuar politike dhe ndikime të jashtme, duke veçuar rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit.

Në raportin “Vlerësimi Vjetor i Kërcënimeve 2026”, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, thuhet se lufta në Ukraine ka thelluar ndarjet midis Perëndimit dhe Moskës, gjë që reflektohet edhe në Ballkan.

Sipas raportit, Rusia “nxit paqëndrueshmëri midis Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, por gjithashtu “mbështet ndarjen e entitetit serb, Republika Sërspka nga Bosnja dhe Hercegovina”.

Shërbimet amerikane të inteligjencës vlerësojnë se ndarjet etnike dhe politike në rajon mbeten të theksuara dhe përbëjnë një rrezik të mundshëm për sigurinë, veçanërisht kur kombinohen me ndikimin e aktorëve të huaj.

Ballkani Perëndimor në raport përshkruhet si një hapësirë ku përplasen interesat e fuqive të mëdha, ndërsa krizat ekzistuese dhe mosmarrëveshjet e pazgjidhura, përfshirë raportet midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëdhëniet e brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë, mbeten burime kryesore të paqëndrueshmërisë, thuhet në raportin e publikuar më 18 mars.

Raporti i komunitetit të inteligjencës amerikane paralajmëron gjithashtu për një gamë më të gjerë kërcënimesh në Evropë, përfshirë ndikimin politik, dezinformimin dhe përpjekjet për të cenuar arkitekturën e sigurisë, duke e konsideruar Ballkanin si një zonë veçanërisht të ndjeshme.

Dokumenti paralajmëron edhe për kërcënime më globale, ndër të cilat dallohen konkurrenca në rritje midis fuqive të mëdha, veçanërisht midis SHBA-së, Kinës dhe Rusisë, si dhe zhvillimi i shpejtë i sulmeve kibernetike dhe teknologjive që mund të përdoren për destabilizimin e shteteve.

Po ashtu, theksohen rreziqet nga terrorizmi, krimi i organizuar dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, të cilat vazhdojnë të përbëjnë sfida afatgjata për sigurinë.

Raporti paralajmëron gjithashtu për një kërcënim nga terrorizmi, veçanërisht nga individë ose grupe të vogla të frymëzuara nga ideologji ekstremiste, që veprojnë pa lidhje të drejtpërdrejtë me rrjete të organizuara.

Edhe pse kapacitetet e organizatave të mëdha terroriste janë dobësuar, rreziku nga sulmet me intensitet të ulët mbetet i pranishëm, përfshirë edhe në Evropë, thuhet në raport./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA E OPOZITËS TË DIELËN NË TIRANË/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën
Previous article SHTËPIA E BARIT NË PEQIN/ Policia njoftim zyrtar: Në kërkim drejtori i burgut dhe përgjegjësi i OSHEE-së

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT