• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NDIKIMI I TËRMETIT/ Banka e Shqipërisë: Mund të lehtësohet politika monetare
Home
Ekonomi

NDIKIMI I TËRMETIT/ Banka e Shqipërisë: Mund të lehtësohet politika monetare

13 February, 2020 k.autor Ekonomi

Luhatjet ekonomike pas tërmetit të 26 nëntorit përveçse ndryshuan parashikimet e bërë për rritjen e saj, do të jenë prezente për disa tremujor të këtij viti. Në këtë përfundim ka dalë banka e Shqipërisë në raportin e parë të Politikës Monetare për këtë vit. Sipas analizës së kryer goditja e tërmetit do të jetë më pak e ndjeshme në vitin 2021, kohë kur banka pret që inflacioni të kthehet në objektiv prej 3%.

Tërmeti po ashtu parashikohet të ndikojë negativisht edhe në treguesit makroekonomik, në një reduktimi të mundshëm të konsumit të familjeve dhe bizneseve kryesisht në zonat e prekura nga tërmeti, reduktim të investimeve private, ndikim tek turizmi dhe aktivitetet e tjera ekonomike. Por që pritet të përmirësohet situata nga programi i rindërtimit.

Për të gjitha këto ndikime negative, Banka paralajmëron një të ndërmarrë një lehtësim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare.

“Në rast se ky informacion sugjeron një ecuri më të ngadaltë të ekonomisë dhe inflacionit krahasuar me projeksionet tona aktuale, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë një lehtësim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare”, thuhet në raportin e publikuar.

Efekti negativ i tërmetit është reflektuar menjëherë edhe tek depozitat si dhe stoku i tyre. Sipas të dhënave depozitat në total vlerësohen në rreth 70.4% si raport të PBB-së në fund të vitit, duke shënuar rritje mesatare vjetore me 5.7% në tremujorin e katërt, krahasuar me normën prej 4.7% në tremujorin e tretë. Depozitat më të shumta kanë qenë në valutë dhe 60% e tyre janë depozita pa afat.  Ndërkohë rreth 80% e individëve kanë vendosur të mbajnë të paprekur stokun e depozitave  duke reflektuar kështu një formë kursimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJALËT E FUNDIT QË I THA PAGARUSHA/ Era Rusi tregon e prekur: Sikur të kisha...
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Origjina e akronimit KÇK

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT