• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIKIMI I COVID NË EKONOMI/ Ulet konsumi familjar, rriten ndjeshëm kursimet
Home
Nderkombetare

NDIKIMI I COVID NË EKONOMI/ Ulet konsumi familjar, rriten ndjeshëm kursimet

6 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Pandemia e COVID-19 uli konsumin dhe rriti si kurrë më parë kursimet e familjeve evropiane. Eurostat raportoi se në tre muajt e parë të vitit 2020 norma e kursimit familjar bruto u rrit në 3.5%, ndërsa konsumi individual shtëpiak ra me 1.7%.

Për sa i përket kursimeve kjo është shifra më e lartë që prej vitit 2000, kohë kur politikat makroekonomike të BE-së nisën të centralizoheshin në një monedhë të përbashkët. .

Në 3 muajt e parë të vitit shpenzimet familjare ranë ndjeshëm në Itali (-6.4%), Slloveni (-5.3%) dhe Spanjë (-5.2%). Të dhënat nuk tregojnë fiks ndikimin e pandemisë, pasi zyrtarisht këto vende u prekën rëndë nga COVID-19 në fillim të muajit mars. Megjithatë ato japin prirjen e ndikimit që dha mbyllja prej pandemisë, e cila reduktoi ndjeshëm konsumin dhe rriti kursimet.

Reduktim të ngjashëm të shpenzimeve BE-ja nuk kishte parë prej periudhës së krizës ekonomike 2008-2010.

Sipas shifrave të Qendrës Evropiane të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve, në BE janë raportuar 1.7 milionë raste me COVID-19, ku Britania e Madhe (306 mijë), Spanja (302 mijë) dhe Italia (248 mijë) janë vendet më të prekura. Nga këto raste, 183 mijë kanë përfunduar me vdekje, ku Britania e Madhe (46 mijë), Italia (35 mijë), Franca (30 mijë) dhe Spanja (28 mijë) janë vendet më të goditura.

Në përgjithësi, në statistikat e 20 viteve të fundit, mes vendeve të BE-së, që kanë raportuar rritje të vazhdueshme të kursimeve familjare bruto radhiten Sllovenia (+7.7%), Polonia (+6.8%) dhe Spanja (+6.7%), krejt ndryshe rritjen më të vogël e kanë raportuar Suedia (+1.1%), Çekia (+2%) dhe Gjermania (+2.2%). Rritja e të ardhurave është ndër arsyet kryesore të rritjes së normës së kursimeve.

Shpenzimet familjare bruto nënkuptojnë shpenzimet individuale të një rezidenti për të mira dhe shërbime.

Të ardhurat familjare bruto janë totali i parave të disponueshme nga një familje për të shpenzuar dhe kursyer – duke hequr taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

Kursimet familjare bruto janë diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve bruto.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PËRMBAHET/ Basha: Shqiptarët janë sot më të varfër se kurrë këto 30 vitet e fundit, qindra biznese të vogla kanë mbyllur dyert
Previous article TRAGJEDIA/ Macron viziton Libanin: Hetues francezë për shpërthimet në Bejrut

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT