Ndihmoi 2 sirianë të kalojnë kufirin, arrestohet shtetasi Edmond Tarja 41 vjeç.
Policia e Korçës në një njoftim zyrtar raporton se ka ndaluar një shtetas i cili në afërsi të fshatit Biranj-Korçë, është konstatuar duke transportuar me mjetin tip “Benz” me targa AA347RP, drejt Tiranës, dy shtetas klandestinë sirianë.
Sipas këtyre burimeve 2 shtetasit siriani ishin marrë në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, pasi këta të fundit kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia.