• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDIHMOI BIZNESMENIN TURK TË KRIPTOMONEDHAVE/ Kërkohet “arrest shtëpie” për Edevaldo Haxhiajn
Home
Breaking News

NDIHMOI BIZNESMENIN TURK TË KRIPTOMONEDHAVE/ Kërkohet “arrest shtëpie” për Edevaldo Haxhiajn

25 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin Edevaldo Haxhiaj, i arrestuar pak ditë më parë, i cili akuzohet se ndihmoi të arratisej milionerin e kriptomonedhën turke, Faruk Fatih Özer.

Haxhiaj, nipi i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës, i cili mori Özer nga aeroporti në Tiranë dhe e dërgoi në hotel, u arrestua nga policia e Tiranës pak ditë më parë.

Komunikimet e shpeshta me telefon zbuluan se 27 vjeçari Faruk Fatih Ozer i shumë kërkuari i shtetit turk, po ndihmohej nga shtetas shqiptar në vendin tonë për t’ju fshehur drejtësisë.

Hetimi kundër krimeve kibernetike zbuloi se në 9 raste Ozer foli në telefon me shqiptarë, menjëherë mbasi në datën 20 prill ai kaloi përmes aeroportit të Rinasit.

Njëri nga shtetasit që e ndihmoi atë përgjatë kësaj arratie është 36 vjeçari Edevaldo Haxhiaj i cili ka përfunduar në pranga si personi që e priti turkun e shumëkërkuar, i dyshuar në vendin e tij se mashtroi 391 mijë anëtare për shkëmbimin e monedhave virtuale dhe mbasi grumbulloi asete digjitale në vlerën e 2 bilionë dollarëve u largua nga Turqia .

Njëri nga personat e pyetur është shtetasi Altjan Canaj që tregon se i dyshuari Haxhiu i kërkoi në telefon të merrte një person me emrin Erkan.

“Mbasi e mora me BMW në ngjyrë të bardhë që i përket Edevaldos e lashë në një hotel pranë 21 dhjetorit dhe më pas u ktheva në Durrës”. tregon dëshmitari.

Të nesërmen kur është takuar me të dyshuarin turku i është prezantuar si Faruk Fatih Ozer. Nga frika më pas kur mësoi se bëhej fjalë për një të shumë kërkuar i riu flaku telefonin e tij së bashku me numrin në përdorim. Edevaldo Haxhiaj pranon se e priti turkun e shumë kërkuar pasi e kishte porosi nga një person tjetër me emrin Murat , që nuk ja prezantoi me identitetin e vërtetë.

“Duke qenë se konsumoja alkool i thashë mikut tim ta priste” rrëfen i dyshuari . Të nesërmen kur u interesova pranë hotelit për Erkanin ata më thanë se ky shtetas quhej Faruk Ozer. Por prokuroria këmbëngul se në përgjimet e detajuara, të riut i shkroi një mik ku e paralajmëronte ” je tu marr veten në qafë për kokë të kalamajve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBRON BERISHËN/ Paloka i kthehet Yuri Kim: Ne shohim nga e ardhmja, por jo duke “shkelmuar” të kaluarën
Previous article PAMJET E FRIKSHME/ Ekzekutohet gangsteri famëkeq brenda sallës së gjyqit në Indi

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT