• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDIHMA USHQIMORE PËR FAMILJET E PREKUR NGA TËRMETI NË IBË…/ Veliaj: Epidemia nuk na ndalon punën për rindërtimin e shtëpive
Home
Sociale

NDIHMA USHQIMORE PËR FAMILJET E PREKUR NGA TËRMETI NË IBË…/ Veliaj: Epidemia nuk na ndalon punën për rindërtimin e shtëpive

1 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në familjet e Fatos Kasës, Sami Duqit, Dalip Duqit dhe Hamdi Shatrit, në Ibë dhe pëllumbas, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Veliaj i siguroi se ndihma nuk do të mungojë për asnjë familje, qoftë edhe në fshatin më të largët të Tiranës, ndërsa theksoi se ato do të shkojnë tek ata më në nevojë. “Pashë një nga ata që rrinë tërë ditën te oligarkët, pastaj i shajnë, shajnë edhe shtetin për ndihmat. Thashë gjithë kjo parti, gjithë këto vite në pushtet, po dil një herë nga zyra dhe çoi nje qese nje familjeje, pse i hap panik njerëzve që nuk ka ushqime. Duhet t’u themi njerëzve, ushqime ka pafund, pafund, pafund, por ama do të shkojnë për nevojtarët, sepse edhe nevojtarët janë pafund”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se në këtë situatë të gjithë duhet të bëhen bashkë në misionin për të ndihmuar familjet në nevojë dhe të moshuarit.

Ai dha lajmin e mirë se Bashkia e Tiranës do të falë të gjitha pagesat e qirasë për familjet që janë strehuar në banesat sociale. “Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë se kjo epidemia nuk do të na ndalojë nga sfida e tërmetit. Në fakt, ajo që do të bëjmë sot në Tiranë me mbledhjen e Këshillit Bashkiak është se do të anulojmë të gjitha qiratë e apartamenteve që jep me qira Bashkia, si banesa sociale, per strehat e emergjencës për mujt mars dhe prill. Sigurisht, Bashkia është shtet dhe mund ta bëjë pa pyetur njeri, ndërkohë që edhe privati mund ta ndjekë si shembull. Në qoftë se e bëjnë të gjithë, do jetë një supershembull, sepse i thotë tetrit, dyqani s’ka punuar, lokali s’ka punuar, zyra s’ka punuar, për çfarë ta marr qiranë?!”, theksoi Veliaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku garantoi familjet e prekura nga tërmeti se puna për ndërtimin e banesave do të fillojë shumë shpejt.

“U kam thënë të bëjnë dosjet e shtëpive që pavarësisht çfarë na gjeti me këtë epidemi, kjo e tërmetit mos të ndalojë. Kështu që, mbaroni dosjet, sillini në Bashki për firmë, dhe i sjellim në shtëpi të re. Kishim ecur mirë me këto shtëpitë, por na i preu hovin historia e epidemisë. Pasi të mbarojmë me këtë situatë do të vazhdojmë me shtëpitë. Për punë ditësh, javësh do të mbyllet kjo histori, edhe sëmundja, kështu që do të lirohet pak puna. Në momentin që lirohet puna, ne mund të vazhdojmë më shpejt me shtëpitë dhe të na kapi të paktën pranvera me punën e shtëpive”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se përparësi në banesat e reja, por dhe në përforcimin e atyre ekzistuese do të kenë familjet që jetojnë në çadër.

Bashkia e Tiranës ka ngritur grupe pune në të gjithë territorin dhe bashkë me ndërlidhësit dhe kryepelqtë po evidentojnë dhe shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Bën gjestin e madh, Coutinho dhuron 20 tonë ushqime për familjet e varfra në Rio de Zhanerio
Previous article KORONAVIRUSI/ Dëbora NUK NDAL Bashkinë e Klosit. Shpërndan ndihma për familjet në nevojë (PAMJET)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E TALES NË LEZHË/ Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E TALES NË LEZHË/ Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska Aktualitet

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT