• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDIHMA PËR FËMIJËT JETIMË/ Xhaçka: Ushtarakët me kuletë të vogël, por me zemër të madhe
Home
Sociale

NDIHMA PËR FËMIJËT JETIMË/ Xhaçka: Ushtarakët me kuletë të vogël, por me zemër të madhe

5 September, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Sociale

Dyert e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Muzeut të Forcave të Armatosura u hapën sot për 100 fëmijë me statusin e jetimit.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura iu bashkuan nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për t’u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Çanta dhe mjetet shkollore iu dhuruan vogëlushëve në prag të vitit të ri shkollor.

Gjatë vizitës në muzeun ushtarak, fëmijët dhe të afërmit e tyre janë përshëndetur nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u uroi një vit të ri shkollor sa më të mbarë e të suksesshëm.

Ajo i siguroi fëmijët dhe familjarët e tyre se ndihma për ta nuk do të mungojë asnjëherë e se Ministria e Mbrojtjes e Forcat e Armatosura do të bashkëpunonin vazhdimisht me Kryqin e Kuq për t’ju ardhur në ndihmë këtyre familjeve.

“Ushtarakët tanë kuletën nuk e kanë të madhe por e kanë zemrën e madhe. Siç punojnë e sakrifikojnë me dashuri për atdheun, ashtu jam e bindur do të gjejnë edhe mundesitë për të bërë maksimumin për t’u ardhur në ndihme vazhdimisht të dashurve tanë që janë sot të pranishëm këtu me ne.

Jam shumë e kënaqur që mbështetjen tonë përmes kontributit të punonjësve të MM e FA, Kryqi i kuq e ka përkthyer në dhuratën më domethenëse, e më të mirë të mundshme këtë prag viti shkollor.

 Kjo çantë shkolle përmban të gjithë pajisjet mësimore që do t’ju duhen për vitin shkollor e është një mundësi më shumë për të dalë mirë në shkollë e për t’u bërë në të ardhmen të zotët e vetes. Jam bindur se një ditë ju do te jeni krenaria jonë, në të gjitha fushat e jetës”, tha ministrja Xhaçka gjatë takimit me fëmijët.

Kryqi i Kuq Shqiptar vlerësoi kontributin e FA dhe identifikoi 100 fëmijët që do të ishin pjesë e këtij kontributi, i cili do të vijojë në shenjë bashkëpunimi mes tij dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në ndihmë të familjeve apo fëmijëve në nevojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË SHKODËR/ Mbante lëndë narkotike me vete. Si u kap MAT nga policia 29 vjeçari
Previous article Ton i kuq në sy? Zbuloni teknikat që duhet të dini për trendin e ri (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT