• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ndihma ekonomike/ Rama: Ju ia ndanit paratë vetes. Basha në delir: Punësove ata që dolën foto me mua
Home
Shqipëri

Ndihma ekonomike/ Rama: Ju ia ndanit paratë vetes. Basha në delir: Punësove ata që dolën foto me mua

15 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akzuave të opozitës për largimin nga skema e ndihmës ekonomike e rreth 20 mijë familjeve. Ai deklaroi se mazhoranca e sotme po jetëson një reformë të nisur në vitin 2012 me bashkëpunimin e Bankës Botërore.

Ai deklaroi se reforma ka larguar nga duart e partive paratë e ndihmës ekonomike, teksa mori një shembull kur tha se në Këshillin e Qarkut në Kukës pushtetarët i ndanin për vetë lekët dikur.

“Ky mocion për debat i kërkuar nga PD është tjetër mundësi që shqiptarët të shohin qartë dallimin mes atyre që s’dinë çkëkrojnë dhe nesh që jemi shumë të vendosur për të çuar përpara edhe këtë reformë të vonuar. Në sfond të kësaj reforme ka një histori të qartë, varfëria nga 2008-a në 2012-n bazuar në INSTAT-in e kohës, varfëria ekstreme u rrit nga 1.2 në 2.3 përqind. Ndërkohë mbulim nga skema e ndihmës ekonomike ishte vetëm 14 %.

Në vitin 2012 nënshkruhet marrëveshja në këtë Kuvend, marrëveshja e huasë mes Shqipërisë e BB e BERZH për financimin e projektit të asistencës sociale, dhe në vitin 2012 qeveria e asaj kohe që sot është opozitë jashtë kohe vendosi një formulë pikëzimi me një vendim qeverie.

Dhe po në atë vendim u përcaktua dhe pilotimi i skemës në 3 rajone, Tiranë-Durës-Elbasan, por si me gjithë reformat e tjera, edhe me këtë reformë qeveria e asaj kohe parapëlqeu vijimin e rrugës qorre të korrupsionit kapilar. Mjafton të përmendim këtu që këta i jepnin vetes ndihmë ekonomike në gjithë Këshillin e Qarkut të Kukësit, e ndanin me njëri-tjetrin. Ne e nisëm reformën menjëherë”, deklaroi Rama.

Rama tha më tej se me skemën e re kanë përfituar për herë të parë mbi 10 mijë familje vetëm në 2 muaj. Sipas tij këto familje ishin përjashtuar nga skema me pa të drejtë.

“18 mijë familje kanë aplikuar në skemën e ndihmës ekonomike që më parë ishin përjashtuar. Nuk thuhet po ashtu që janë 10063 famije që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike që deri dje përjashtoheshin, vetëm për shkak të gropave dhe shtigjeve të mbyllura të skemës së vjetër e cila ishte në duart e partive, në duart e kryetarëve të komunave e bashkive, në duart e këshillave që i jepnin ndihmë ekonomike vetvetes”, deklaroi Rama.

Basha: U gjete punë atyre që dolën foto me mua

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi gjatë fjalës së tij tha se mazhoranca e sotme i dënon të varfrit për një faturë uji të papaguar nga pamundësia dhe rri gatitur para oligarkëve. Basha akuzoi Ramën se vrapo t’i gjente vend pune personave që dolën në foto me Bashën.

“Shqipëria është e fundit në Europë përsa i përket indeksit të lumturisë, sipas një raporti që doli dje. Në tre vitet e fundit Shqipëria ka rënë me 22 vende. Në grafikun e ndryshimit jemi në 9 vendet në botë që kanë pësuar ndryshimin më të mëdh, jemi përkrah Jemenit, Ukrainës së luftës civile dhe Venezuelën e Chavez dhe Maduros. Po në të njëjtët ditë indeksi i Institutit të Vienës tregoi se Shqipëria është vendi me portofolin më të zbrazur të qytetarëve të saj. më keq se Shqipëria është Kosova.

Ti thua se ka vende pune, por s’kanë ku të punojnë. Derisa ata dolën në fotografi me mua dhe ti cove sejmenët e tu për ti futur në punë. E vërteta është që ti e ke futur ekonominë në kolaps.

Vetëm në 3 muajt e parë të janë mbyllur 3 mijë biznese të vogla sipas QKR-së. Ky u jep para koncensionarëve të Fierit 6 milionë pa bërë punë fare, i jep lekë Vilmës pa bërë kontrolle fare. Nga ana tjetër akuzon shqiptarët se janë dembelë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aksident i rëndë në DURRES/ Motorri me shpejtësi përplas trafikndarësen, vdes një person
Previous article ‘Tavarish Luli’, Balla i kujton Gërdecin Bashës: Ke bërë mirë që nuk e ke lejuar Saliun të vijë në sallë

Redaktor2

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT