• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIHMA EKONOMIKE/ Manastirliu: Skema e re i jep fund korrupsionit
Home
Shqipëri

NDIHMA EKONOMIKE/ Manastirliu: Skema e re i jep fund korrupsionit

15 March, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi nga foltorja e Kuvendit se skema e re e ndihmës ekonomike i ka dhënë mundësinë mbi 10 mijë familjeve të reja, që me skemën e vjetër përjashtoheshin për kritere absurde, të përfitojnë për herë të parë ndihmë ekonomike në Janar 2018. “Ne skemën e vjetër kërkoheshin 9 dokumente për aplikim, në skemën e re kërkohen vetëm 2. Karta e Identitetit dhe Vërtetimi i pronësisë mbi Tokën.

Ky i fundit, deri dje të skualifikonte. Sot, jo më. Nuk i përmend kot këto kritere, dhe faktin që ne i eliminuam. Sepse vetëm për shkak të heqjes së tyre, 19 000 familje që më parë nuk mundeshin të aplikonin, sot jo vetëm që munden të aplikojnë, por më shumë se 10,063 prej tyre janë kualifikuar dhe përfitojnë për herë të parë ndihmë ekonomike”, tha Manastirliu. Duke hedhur poshtë akuzat e opozitës, Ministrja Manastirliu deklaroi se buxheti jo vetëm nuk është shkurtuar, por është rritur me 27%.

“3.7 miliardë lekë, akordonte Qeveria e PD, programit të ndihmës ekonomike. Në atë kohë 40 mijë përfitues merrnin nga 6 mijë në 12 mijë ndihmë ekonomike të pjesshme. A mund të quhet ndihmë ekonomike 8 mijë lek në muaj? I kishin gjetur një emër ‘ndihmë të pjesshme” kur në fakt ishte vetëm ‘lëmoshë’ për të fryrë shifrat. Lëmoshë për të genjyer ata që e përfitonin. Ne, në 4 vite kemi rritur me 27% buxhetin. Ishte 3.7 miliardë deri në vitin 2013, sot është 4.8 miliardë lekë”, tha Manastirliu në fjalën e saj në Kuvend.

Duke deklaruar se skema e re e ndihmës ekonomike ka mundësuar që 15 mijë familje që deri dje merrnin ndihmë ‘lëmoshë’, sot marrin ndihmë të plotë deri në 8,000 lekë plus subvencionet, Manastirliu deklaroi se kjo skemë që po zbatohet synon të mbulojë jo më 14% por 60 % të popullsisë së varfër: Që do të thotë, 4 herë më shumë familje do të përfitojnë gjatë zbatimit të këtij programi. Ministrja deklaroi gjithashtu se sistemi elektronik nuk lejon më abuzimet me fondet e ndihmës ekonomike. “Nëpërmjet kontrollit të kryqëzuar me shtatë sisteme, bëhet verifikimi për të ardhurat, asetet apo gjendjen e papunësisë. Falë këtij verifikimi të kryqëzuar, me Hipotekat, Tatim Taksat, Gjendjen Civile, Zyrat e Punësimit, Sigurimet Shoqërore, Regjistrimin e Automjeteve dhe QKB, u zbuluan 19.780 deklarime të pasakta ose të rreme. Janë 3892 prej atyre që kishin aplikuar për ndihmë ekonomike, që nuk kanë deklaruar automjetet. 7897 aplikantë nuk kishin deklaruar të ardhura nga pagat.

3026 aplikues nuk kishin deklaruar përfitimet nga pensionet. Këto janë vetëm tre nga grupet, janë 11 të tilla, që sistemi i ri i ka refuzuar për shkak të deklarimit të rremë dhe mospërputhjes me kontrollet automatike të gjashtë bazave të të dhënave. Janë raste abuzimesh, që deri në dhjetor të vitit që kaloi, përfitonin ndihmë, pa e merituar.”, tha Manastirliu.

Për ato familje jo abuzive, që nuk janë përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike, Ministrja deklaroi se Qeveria ka dyfishuar fondin për bashkitë, I cili është I dedikuar për këto familje. Manastirliu i kërkoi nga foltorja e Kuvendit bashkive të djathta të mos e mbajnë peng fondin 6% që kanë në dispozicion, por ta shpërndajnë menjëherë për familjet në nevojë. Ministrja u shpreh gjithashtu se të gjithë strukturat e shërbimit social janë në terren, duke verifikuar derë më derë çdo familje në nevojë.

“Ndryshe nga i mëparshmi, kjo skemë nuk të përjashton. Ky është një sistem dinamik. Dhe në fakt, vetëm në verifikimet e muajit të fundit, janë rifutur në skemë 2584 familje të reja më shumë se në muajin janar, në rang vendi”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu deklaroi se reforma do të vazhdojë dhe solli në vëmendje, deklaratën e fundit të Bankës Botërore, vlerësimet e së cilës i janë përcjellë edhe përmes një letre zyrtare më datë 8 Mars Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socile “Progresi i arritur deri tani në zbatimin e projektit është i kënaqshëm. Rezultatet e arritura tregojnë qartë që projekti po arrin objektivat dhe qëllimet e tij kryesore. Pritet që mbulimi i përgjithshëm i më të varfërve të rritet bazuar në të dhënat zyrtare më të fundit”. Manastirliu e mbylli fjalën e saj në Kuvend duke deklaruar se çdo familje që del nga skema e ndihmës ekonomike do të mbështetet nëpërmjet programeve të punësimit dhe aftësimit profesional.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohen dy shqiptarë në Francë, kapen me 1.5 kg heroinë
Previous article Presidenti i Nice e pranon se Balotelli do të largohet në fund të sezonit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT