• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDIHEM MË SHUMË SE KURRË SI FEMËR”/ 18-vjeçari ngel shtatzënë: Vezoret e mia funsionuan… (FOTOT)
Home
Jetë

“NDIHEM MË SHUMË SE KURRË SI FEMËR”/ 18-vjeçari ngel shtatzënë: Vezoret e mia funsionuan… (FOTOT)

18 November, 2020 s.autor Jetë

Një person i lindur me organe gjenitale mashkullore dhe i rritur si djalë ka ngelur shtatzënë pasi zbuloi se kishte vezore, mitër, qafën e mitrës dhe tubat fallopianë.

Mikey Chanel, 18 vjeç, është rritur si djalë, por në fakt është ndjerë shumë më ndryshe se miqtë e tij. Pas analizave të bëra në fetusin e nënës së tij, mjekët thanë se do të ishte vajzë, por familja dhe doktorët u habitën kur ai lindi me organe mashkullore.

“Ishte e dukshme për çdo njeri që unë isha ndryshe që nga fillimi. Në moshën 5-vjeçare fillova të luaj me çantën e hallës dhe nisa të vendos buzëkuqin e mamit”, ka treguar Mikey, i cili jeton në Boston të SHBA-së.

I riu është shprehur se nuk është ndjerë kurrë si djalë.

“Kam vetëm pak qime në fytyrë dhe kam pasur gjithnjë një trup femëror. Në shkollë më tallnin”, ka treguar ai.

Që në moshën 13-vjeçare, Mikey ka dalë hapur dhe ka thënë që është gay, ndërsa më vonë ka menduar që të bëhet transgjinor. Por e vërteta u zbulua aksidentalisht disa vite më vonë, kur Mikey ndërmori disa analiza mjekësore.

“Kisha një ndjenjë të çuditshme kur urinoja, apo pas seksit, kështu që më bënë një eko të traktit urinar. Më thanë që kisha, vezore, mitër, qafën e mitrës, tubat fallopianë dhe se mund të mbetesha shtatzënë nëse doja. Realisht mendova se ishte shaka. Nuk kishte mundësi. Isha “haha ku i keni fshehur kamerat””, tregoi ai.

18-vjeçari u diagnostikua me një sindromë të rrallë, në të cilin një person ka organe gjenitale mashkullore të jashtme, por organe riprodhuese femërore. Mikey u këshillua që të bënte një operacion të menjëhershëm pasi personat me këtë gjendje janë shumë të rrezikuar nga kanceri.

“Pjesët e mia mashkullore u bënë sterile, por m’u tha që vezoret funksiononin. Isha në gjendje shoku për disa javë dhe më pas kuptova që nuk do të lindja fëmijë nëse nuk do e mbaja një vetë dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Kam dashur gjithnjë të jem prind. Më pëlqente të luaja me kukulla kur isha i vogël kështu që vendosa se tani ose kurrë duhet të ngelesha shtatzënë”, tha ai.

Mikey iu nënshtrua një sërë procedurash fertiliteti. Tashmë ai ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë.

“Më thanë që ka vetëm 20% mundësi të ndodhë, por në fakt funksionoi. Isha i shokuar, por i lumtur. Mezi pres të bëhem prind”, tha ai.

Ai ka treguar se do t’i gjendet gjithnjë pranë fëmijës së tij. Mikey-t tashmë i janë thënë estrogjen për ta ndihmuar me shtatzëninë dhe mendon që ta vazhdojë trajtimin edhe pas lindjes së fëmijës.

“Ndihem më shumë se kurrë si femër”, ka treguar Mikey.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR PËRDORUESIT QË DUAN SIGURI/ Këto janë tre opsionet që mund t’ju rrezikojnë WhatsApp-in
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta profesori i njohur i Fakultetit të Mjekësisë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT