• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NDIHEM KEQ…”/ Nëna mjeke e Rita Orës: Ju tregoj betejën me Covid-19 në Londër. Shqipëria reagoi në kohë
Home
Sociale

“NDIHEM KEQ…”/ Nëna mjeke e Rita Orës: Ju tregoj betejën me Covid-19 në Londër. Shqipëria reagoi në kohë

14 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

“Ajo është me të vërtetë super heroina ime”. Kështu është shprehur për median angleze këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, për nënën e saj mjeke. Doktoreshë Vera Ora në një intervistë ekskluzive online, me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, tregon për punën e saj si mjeke në shërbim të pacientëve me Covid19, si ndjehen dy vajzat e saj Rita dhe Elena gjatë këtyre ditëve  për frikën e infektimit të saj.

Vera Ora tregon edhe pasionin më të ri të vajzës së saj, divës shqiptare të muzikës  Rita Ora.

Doktoreshë  Vera  ju punoni në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në Angli NHS a jeni në vijën e parë të betejës me Covid19?

Po, unë punoj si psikiatrie në NHS që është shëndeti publik në Britaninë e Madhe prej shumë vitesh. Tani në kohën e pandemisë vijoj të punoj në të njëjtën punë me pacientët që janë të sëmurë me Covid19. Këtë vendim e kam pranuar si detyrë tashmë më të re të profesionit tim që të ndihmoj ekipin e emergjencës në spitalin ku unë punoj.

Për ju si mjeke bashke me kolegët tuaj  cilat  kanë  qenë vështirësia më e madhe këto ditë?

Vështirësitë janë të ndryshme. Ndryshimet janë drastike në mënyrën se si jemi duke vepruar për momentin. Përballja me pacientët e sëmurë është një tjetër aspekt . Vështirësi kemi edhe me mungesën e PPE që janë mjetet mbrojtëse pasi puna është me rëndësi parandalimit të infektimit me këtë virus nga pacientët tek personeli shëndetësor. Unë personalisht këto ditë pas punës kam rrobat që i kam të dedikuara për përdorim jashtë.

Krahas të qenurit mjeke ju jeni edhe bashkëshorte dhe nënë e dy vajzave. Duke qenë në kontakt me pacientë përditë a ju shoqëron ndjenja e frikës nga infektimi?

Në karrierën time nuk kam pasur një përballje në një situatë të tillë si kjo që po kalojmë sot. Personalisht ndjehem shumë keq që mund të jem potencialisht rrezik për  të afërmit e mi apo njerëzit rreth meje. Mundohem që fokusi im maksimal të jetë në parandalimin e duhur.

Po Rita dhe Elena çfarë ju thonë a janë të shqetësuara për ju?

E gjithë familja shqetësohet për mua, vajzat sidomos. Por jemi të vetëdijshëm dhe unë mundohem sidomos ti përcjell edhe atyre edhe rregullat parandaluese të mirënjohura për të gjithë. Për këtë arsye kam kërkuar që vajzat të jenë të izoluara për momentin në mënyrë ta heq shqetësimin për to natyrisht. Më mungojnë por jeta dhe mbikëqyrja e shëndetit kanë një domethënie krejt tjetër tash për të gjithë.

Çfarë këshillash u keni dhënë si Ritës dhe Elenës këto kohë duke e ditur se të dyja ato janë vajza,  aktive dhe me impenjime të shumta profesionale?

Kryesisht ti përmbahen udhëzimeve strikte për mos ta harruar për asnjë çast se duhet të zbatojnë rregullat për ta parandaluar infektimin. Edhe përse këto ditë artistët nuk munden të performojnë në publik ato aktivitet e shumta i mbajnë përmes rrjeteve sociale, që për fat të mirë për mua si nënë më konvenion mjaft dhe kjo nuk më shqetëson aq sa të mund të ishte ndryshe.

Rita ka pushtuar zemrat e miliona njerëzve në botë me muzikën e saj dhe pa diskutim, në Shqipëri dhe Kosovë ka fansa të panumërt. Jam i sigurt se ata janë kurioz të dinë si është Rita duke kaluar këto ditë?

Ajo vijon aktivitetin e punës në profesionin e saj sidoqoftë me ndalesat në fuqi. Gjithashtu ka zbuluar talentin e ri, dëshiron të pikturojë. Për këtë e përgëzoj pasi është një mënyrë e mirë relaksimi dhe do ta kisha rekomanduar për të gjithë shikuesit e juaj gjithashtu.

Doktoreshë Vera dhe në fund të kësaj interviste cilat janë këshillat tuaja?

Të qëndrojnë në shtëpi. Të gjithë ata që ndodhen në izolim kanë tashmë mundësi të realizojnë ndoshta ndonjë dëshirë apo ndonjë aktivitet apo hobi që më përpara nuk e kanë pasur të mundur ta bënin. Unë përgëzoj Shqipërinë dhe Kosovën që kanë marrë disa masa ndaluese të lëvizjes shumë më herët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJERËZIT TË BËJNË BANJA DIELLI"/ Sociologu anglez: Rreziku i transmetimit? Jo aq i madh sa pretendohet
Previous article COVID-19/ A i rikthehemi dot normalitetit para se të kemi një vaksinë?

F.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT