• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDEZËN ZJARRET NË SHQIPËRI/ Policia arreston apo procedon 12 persona në 72 orë
Home
Aktualitet
Kronikë

NDEZËN ZJARRET NË SHQIPËRI/ Policia arreston apo procedon 12 persona në 72 orë

27 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit në terren në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, forcat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, për evakuimin e banorëve që rrezikohen nga zjarret dhe për shuarjen e tyre, po vijojnë me intensitet veprimet hetimore dhe operacionale për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve, të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të strukturave të Policisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në disa qarqe të vendit, konkretisht:

Tiranë: Arrestohet autori i zjarrvënies në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa.

Durrës/Shijak: Arrestohet autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe pyjore në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, duke rrezikuar banesat përreth.

Fier: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Frakull e Vogël, si dhe procedohet penalisht një tjetër shtetas që dogji mbeturina në tokën e tij, në fshatin Stan Karbunarë, duke dëmtuar disa rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër

Vlorë: Ndalohet një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme gjatë pastrimit të territorit, që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të madhe me bimësi në malin e Shashicës.

Sarandë: Procedohet penalisht një 59-vjeçar, për zjarrvënie në malin e Finiqit.

Gjirokastër: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Kakavijë.

Kurbin: Procedohet penalisht një shtetas që dogji një sipërfaqe në zonën e mbrojtur të Shkopetit, si pasojë e një konflikti me banorët.

Dibër: Procedohet penalisht një shtetas që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme me bimësi, në fshatin Dovolan.

Shkodër: Procedohet penalisht një shtetas që ndezi mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe me bimësi.

Poliçan: Procedohet penalisht një 57-vjeçar, pasi ndezi zjarr në fshatin Lybeshë dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi, në vendin e quajtur “Berthanes”.

Belsh/Cërrik: Arrestohet në flagrancë një shtetas, pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën një sipërfaqe toke me ullinj dhe një sipërfaqe pylli.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka kaluar në gatishmëri të gjitha strukturat vendore, me porosi të qarta për intensifikimin e masave parandaluese, hetimore dhe ndëshkimore ndaj çdo rasti zjarrvënieje, të qëllimshme apo të shkaktuar nga pakujdesia.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, sepse do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht moshedhjen e cigareve të ndezura buzë rrugëve, pasi mund të shkaktojnë zjarr.

Policia e Shtetit është e vendosur të çojë para drejtësisë të gjithë ata që, me dashje apo nga pakujdesia, djegin pyje, kullota, prona private dhe rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, punonjësve të policisë, zjarrfikësve dhe të gjithë të angazhuarve në fikjen e zjarreve.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IZRAELI SHPALL "PAUZË TAKTIKE" NË GAZA/ Shefi i ndihmës së OKB: Do të bëjnë gjithçka që mundemi për të arritur njerëzit e uritur
Previous article THIRRJE QYTETARËVE/ Bashkia e Tiranës: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT