• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NDËSHKIMI I TË FORTËVE”/ Sekuestrohen 50 kilogram kanabis çokollatë. Pranga 5 personave (EMRAT)
Home
Breaking News

“NDËSHKIMI I TË FORTËVE”/ Sekuestrohen 50 kilogram kanabis çokollatë. Pranga 5 personave (EMRAT)

17 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Vlorës dhe struktura të tjera të Policisë së Shtetit kanë goditur një grup që merrej me shit-blerje të lëndëve narkotike duke arrestuar 5 persona dhe sekuestruar rreth 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa “Çokollatë”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë me anë te metodave speciale të hetimit kanë finalizuar operacionin policor antidrogë, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe konkretisht:
– Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
– Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.
– Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
– Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
– Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Operacioni polcior antidrogë, fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me ndihmën e një automjeti tip “Kamionçinë” drejt Tiranës.

Falë punës së mirëorganizuar, ka filluar ndjekja nga ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike.

Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike dhe në momentin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të veprimeve proçeduriale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Çokollatë” (hashish), dhe Cannabis Sativa.
– 1 automjet frigoriferik tip “Renault”
– 1 autoveturë tip “Peugeot 407”
– 7 aparatë celularë.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIHET MUNGESA E RONALDOS/ Mancini dhe Chiellini: Ndeshja më spektakolare me të…
Previous article I “ZDUKUR” PREJ MUAJSH/ Gazetarja zbulon sëmundjen e Flori Mumajesit

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT