• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËSHKIM APO SHPËRBLIM? Çfarë parashikon ligji “bonus malus” për drejtuesit e mjeteve
Home
Aktualitet
Kronikë

NDËSHKIM APO SHPËRBLIM? Çfarë parashikon ligji “bonus malus” për drejtuesit e mjeteve

5 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ndëshkim apo shpërblim? Çfarë parashikon ligji “bonus malus” i miratuar në vitin 2021 për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Eksperti Ismail Qibini sqaron sesi do të funksionojë rregullorja e re për pagesën e siguracionit duke nisur nga ky vit.

“Ky sistem është aplikuar në shumë vende të Bashkimit Europian dhe në vendet fqinje. Është diçka pozitive, pasi bën kategorizimin e drejtuesve të mjeteve. Ata që nuk kanë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos kur nuk kanë bërë aksidente automobilistike me dëme materiale apo shëndetësore, stimulohen nga ky ligj. Kategoria e drejtuesve që janë problematikë në zbatimin e rregullave të qarkullimit apo që kanë kryer aksidente me dëme materiale apo shëndetësore do të penalizohen nga ky sistem. Pavarësisht vjetërsisë së drejtuesit, edhe nëse ka një lejedrejtim prej më shumë se 20 vjetësh, por ka kryer së fundmi një aksident, atyre do u rritet vlera e kontratës së sigurimit të mjetit, TPL, nga 18 mijë lekë që e marrim mesatarisht mund të shkojë deri në 20 mijë lekë,” thotë z. Qibini.

Rregullorja përmban dhe disa faktorë risku përtej dëmeve që do regjistrohen. Faktorë që lidhen me moshën dhe eksperiencën e shoferit, vitin e prodhimit të automjetit, fuqinë motorike.

“Sistemi do i seleksionojë drejtuesit e mjeteve që janë problematikë dhe kategorinë më të madhe, që i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në sistemin ‘bonus malus’ futen ato kundërvajtje që janë bërë burim i shkeljeve. Nëse kemi një aksident me dëme të vogla materiale penaliteti do të jetë më i vogël dhe për dëme të konsiderueshme penalizimi do të jetë më i madh. Kjo TPL ka një afat 1-vjeçar,” tregon eksperti i sigurisë rrugore.

Rregullorja e re nuk parashikon dëmet e shkaktuara para vitit 2021, kohë në të cilin u miratua ky ligj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHKO NË HALE..."/ Përplasje e ashpër mes Arsidës dhe Danjës në BBV: Nuk jemi këtu për të zgjidhur psikozat e tua!
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…

s.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT