• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
Ndeshja me Turqinë, Hafizi: Mua donin të më shkarkonin, por i munda 4-1
Home
Sport

Ndeshja me Turqinë, Hafizi: Mua donin të më shkarkonin, por i munda 4-1

9 November, 2017 irahetemaj Sport

Në janar të vitit 1998, Astrit Hafizi ka drejtuar kuqezinjtë në miqësoren e fituar në transfretë 1-4. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ish-trajneri i Kombëtares tregon prapaskenën si ishte përgatitur ajo ndeshje për ta shkarkuar, por triumfi i kuqezinjve shkarkoi teknikun turk. Hafizi analizon edhe zgjedhjet e Panuçit për këtë ndeshje testuese si dhe faktin e Kombëtares që grumbullohet larg vendit tonë dhe larg tifozërisë shqiptare.

hafizi

 Fitorja 1-4 në Turqi “Kanë kaluar afro 20 vjet nga ajo miqësore. Një e veçantë e saj ka qenë për qëndrimin tim në Kombëtare, sikur ajo ishte përcaktuar jo me qëllimin e mirë. Ishte kundërshtar shumë i fortë. Për ne ishte miqësore luksi. Ideja e asaj ndeshjeje ishte bërë që të humbnim dhe unë detyrimisht të largohesha, meqë ishim edhe para fillimit të kualifikuesve”.

Turqi - Shqiperi

SFIDA – “E kam aprovuar ndeshjen me dëshirën më të madhe, sepse si trajner të vinte rrallë një kundërshtar i tillë. Ne shkuam, fituam dhe ishte ndeshje jashtëzakonisht e mirë. Ishte momenti që ekipi ynë po formohej.

Bogdani

E mora me sportivitet, kisha besim te skuadra. Ka qenë fitorja më e bukur për miqësoret, pasi atëherë kishim pak të tilla. Pas asaj ndeshjeje, turqit larguan trajnerin e tyre. Shkuam që të heqim trajnerin tonë dhe hoqëm të tyrin (qesh…). Diçka tjetër pozitive ishte aktivizimi i Lalës në Kombëtare, ku e provova për herë të parë dhe nuk doli më”.

EKIPI – “Ne po hapnim një faqe të re, një epokë të re pas përfundimit të kualifikueseve për “Francë 1998″. Ai sezon ishte për t’u konfirmuar, pasi vinte pas ndeshjes 4-3 me Gjermaninë dhe pas fitores ndaj Irlandës atje 0-1. Kishim dhënë disa shenja që Kombëtarja po merrte hov të mirë.Në edicionin e ri, kjo fitore me Turqinë i bëri lojtarët të kuptonin se diçka po ndodhte”.

Astrit Hafizi

Fitorja – “Krijuan besim, një lloj lidhjeje dhe miqësie mes tyre. Nuk kishim ardhjet nga Kosova, por ishin lojtarë të dalë nga akademitë tona dhe disa prej tyre luanin jashtë. Na vinte shumë mirë që përfaqësonim vendin dhe nuk kishte si të mos e tregonim ndaj Turqisë. Ishte bindja, shpirti, zemra dhe sakrifica që paraqitën lojtarët dhe na bënë të fitojmë. Janë gjëra që unë i ruaj në muzeun tim për ekipin kombëtar me nostalgji”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I REALIZOHET ËNDRRA/ Edi Paloka bëhet Kryetar i Kuvendit
Previous article Telefonata “tepër sekret” nga SHBA që alarmoi Byronë Politike në ’89: Do martohem me Eli Farën

irahetemaj

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT