• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
NDESHJA E SË PREMTES/ Pse kaq shumë frikë për sfidën Shqipëri-Izrael?
Home
Futboll

NDESHJA E SË PREMTES/ Pse kaq shumë frikë për sfidën Shqipëri-Izrael?

5 September, 2018 Isa.Autor Futboll, Sport

Ju kujtohet të gjithëve, se në çfarë shtetrrethimi u vendos Elbasani para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael (luajtur më 12 nëntor 2016), e vlefshme për eliminatoret e “Rusia 2018”.

Humbja 3-0 e kuqezinjve u interpretua edhe si pasojë e situatës së “luftës”, që mbizotëronte brenda dhe jashtë stadiumit, me forca të shumta e të gjitha llojeve të policisë e sigurisë.

Duket se gjithçka do të përsëritet edhe kësaj here në organizim, kur e njëjta kombëtare vjen për të luajtur më 7 shtator, po në “Elbasan Arena”, kundër kombëtares sonë, në kuadrin e Ligës së Kombeve.

Burime nga policia shqiptare dhe organet e sigurisë në vend bëjnë me dije se masat do të jenë tepër të rrepta në funksion të kësaj ndeshjeje, shkruan Telesport.

Por, Shqipëri-Izrael duket se ka preokupuar deri Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), që i ka paralajmëruar shtetasit amerikanë me banim në Shqipëri të bëjnë kujdes përpara dhe gjatë ndeshjes në fjalë, e cila do të luhet të premten, ora 20:45, në stadiumin e Elbasanit.

Në Twitter-in e DASHI-it lexohet:

“Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit më 7 shtator, ora 20:45. Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”.

Diçka e rrallë kjo tërheqjeje vëmendjeje në rastet kur luan kombëtarja shqiptare, një sinjal që vjen nga SHBA, i cili tregon se tifozët do të kalojnë “nëpër vrimën e gjilpërës” më 7 shtator, qoftë rrugës për në Elbasan, por edhe në hyrjet për në “Elbasan Arena”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TRE PERËNDIMET MË TË BUKURA"/ FOTO: Panoramat FANTASTIKE të bregdetit shqiptar për 2018-ën. Ja kush janë!
Previous article AUDIOPËRGJIMI I ISH KREUT TË KQZ/ Biba-Bashës: Kujtohu për "17 majin" me Ramën

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT