• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
NDESHJA E SË PREMTES/ Ja cili është formacioni i mundshëm anti Izrael
Home
Kombëtarja

NDESHJA E SË PREMTES/ Ja cili është formacioni i mundshëm anti Izrael

5 September, 2018 Isa.Autor Futboll, Kombëtarja, Sport

Ekipi ynë Kombëtar i futbollit vijon për gatitjet me intensitet të lartë për dy ndeshjet e radhës, me Izraelin në datë 7 dhe tri ditë më vonë me Skocinë, të vlefshme për turneun e Ligës së Kombeve.

Pasi është njohur me gjendjen fizike të lojtarëve që ka grumbulluar për këto dy ndeshje, trajneri i Kombëtares ka nisur edhe projektimin e skuadrës, me të cilën do të zbresë në fushë nga minuta e parë të premten mbrëma në “Elbasan Arena” kundër Izraelit. Ndonëse është shumë herët, pasi janë konsumuar vetëm tri seanca përgatitore dhe janë edhe katër të tjera për t’u ezauruar deri ditën e ndeshjes, italiani ka nisur testimin brenda llojit me qëllim që të jetë i saktë në përzgjedhjen e 11 titullarëve. Në seancën e djeshme (pasdite), Panuçi provoi disa variante dhe njëkohësisht edhe lojtarë të ndryshëm.

FORMACIONI – Ka ende kohë për të vendosur rreth lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë, sikurse edhe për variantin me të cilin kërkon të mposhtë izraelitët. Pritet një Shqipëri me rreshtimin 4-3-3. Panuçi, pasditen e djeshme, nisi seleksionimin e titullarëve, ndërsa gradualisht dhe ditë pas dite do të projektojë ekipin e parë. Ndërsa, porta pritet të jetë blinduar nga Strakosha, i cili me paraqitjet e tij te Lacio ka bërë një performancë të mirë.

form

Shqetësim për italianin është krahu i majtë i mbrojtjes ku në balotazh janë Ansi Agolli dhe Egzon Binaku. Dje ata e veshën të dy jelekun e titullarit, ndërsa rreshtoheshin përkrah Mavrajt, Gjimshitit dhe Hysajt. Sa i përket mesfushës, përparësi ka treshja: Xhaka-Basha-Lilaj, por nuk përjashtohet ndonjë ndryshim gjatë seancave të ardhshme, të cilat do të jenë edhe më vendimtare sa i përket seleksionimit të 11 titullarëve. Ndërsa reparti ofensiv?! Në mungesë të Sadikut dhe Cikalleshit, si dhe me Balajn që në skuadrën e tij qëndron sa në fushë ashtu edhe jashtë saj, Guri ka mundësinë e konfirmimit dhe të luajë në majën e sulmit, i mbështetur nga Hyka dhe Grezda.

PËRGATITJET – Ekipi ynë Kombëtar po zhvillon nga dy seanca stërvitore në ditë: paradite dhe pasdite. Gjatë seancës së paradites, përgatitjet kishin natyrë aerobike dhe vrapime të lehta. Ndërsa, ajo e pasdites disi më e ngarkuar, me ushtrime dhe skema të ndryshme të aplikuara në fushën e blertë të ambienteve stërvitore ku ushtrohen kuqezinjtë.

Panuçi aplikoi me grupin edhe disa ushtrime taktike, si dhe veprime nga goditjet standarde. Më tepër rëndësi italiani u vuri situatave të lojës së ndaluar dhe kundërsulmit. Ai bëri apel që të jenë të kujdesshëm gjatë gjithë kohës në sfidën me Izraelin, si në aspektin sulmues, ashtu edhe në atë mbrojtës. Edhe sot, kuqezinjtë do të zhvillojnë dy seanca stërvitore: paradite dhe pasdite, të cilat do të jenë me dyer të mbyllura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LËVIZTE ME MAKINË LUKSOZE"/ Si u ndalua nga policia e Shkodrës 16 vjeçari i cili nuk kishte...
Previous article DITA E SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS/ Veliaj: Ajo që ne ndjejmë se bëjmë, është vetëm një pikë uji në oqean

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT