• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndërtohet skena 3D e lëvizjeve të fundit të Aleksandër Ndokës, si ndodhi ngjarja (VIDEO)
Home
Breaking News

Ndërtohet skena 3D e lëvizjeve të fundit të Aleksandër Ndokës, si ndodhi ngjarja (VIDEO)

9 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Para se të kthehej në shtëpi mbrëmë, ku e prisnin vrasësit, Aleksandër Ndoka kishte qenë tek lokali “Apokalips” në pronësi të tij, që ndodhet në periferi të qytetit.
Report TV ka arritur të ndjekë dhe të përshkruajë itinerari e ndjekur nga Ndoka mbrëmë në darkë, para se të vritej. Lokali “Apokalipsi”, që shihni në këtë foto, ndodhet në rrugën nacionale E 851, që lidh Lezhën me Shkodrën. Lokali nuk është shumë larg nga banesa e tij. Ndoka ndodhej këtu mbrëmë, para se të hipte në makinën e tij e të nisej për në shtëpi. Përmes një rikonstruksioni të ngjarjes në 3D, kemi ndjekur rrugën që ka bërë nga lokali i tij Aleksandër Ndoka me makinën Mitsubishi të zezë, me targë AA 382 SE, për të arritur në vilën, ku e prisnin vrasësit.

Ndoka ka përshkuar më pak se një kilometër në rrugën E 851, në drejtim të Shkodrës: fjala është për një rrugë të re, kështu që mjaftojnë pak minuta për të mbërritur ne kryqëzimin majtas te con drejt kodres përballë Kishës së Zonjës Nunciate. Këtu, Aleksandër Ndoka ka kthyer prape në të majtë, duke hyrë në një rrugë të vogël, me emrin “Bec Patani”. Kjo është rrugica që të çon në vilën private, ku banonte Aleksandër Ndoka me familjen e tij, si dhe vëllai Arben me familjen e tij.

Siç duket nga ky rikonstruksion, rrugica nuk është e asfaltuar dhe është kjo trajtektore e shkurtër që ka përshkuar Ndoka, siç ka bërë çdo ditë, për të arritur tek hyrja e vilës së tij, e mbrojtur nga një portë hekuri dhe e rrethuar nga një mur rrethues. Këtu, ndoshta, të fshehur pas një muri po e prisnin vrasësit, të cilët, kur mbërriti, hapën zjarr, duke qëlluar nga ana e majtë e makinës.

Në rrugicë nuk ka asnjë ndriçim publik dhe kjo zonë ndriçohet vetëm pjesërisht nga drita të vendosura përgjatë rrethimit të vilës së Ndokajve. Një vend ideal ky, i përzgjedhur nga vrasësit për një pusi’ dhe për t’u larguar më pas pa u shqetësuar se mos i shihte kush. Por pikërisht mungesa totale e masave të sigurisë të bën të mëndosh se Ndoka nuk e priste aspak këtë atentat.

d.c./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U masakrua me thikë në mes të rrugës, kush është shqiptari i vrarë në Austri
Previous article Ky është djali që po ia 'rrëmben' zemrën vajzës së Albëries (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT