• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRTOHET SKEMA/ Si u ekzekutua krahu i djathtë i Ervis Martinajt, autorët pritën 55 minuta; Çfarë filmuan kamerat
Home
Breaking News

NDËRTOHET SKEMA/ Si u ekzekutua krahu i djathtë i Ervis Martinajt, autorët pritën 55 minuta; Çfarë filmuan kamerat

29 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është ndërtuar skema 3D që tregon momentin e vrasjes së Brilant Martinajt së bashku me dy shokët e tij, Dikloen Vata dhe Besmir Hoxha.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 17 korrik, ndërsa objektiv i atentatit ka qenë Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Ervis Martinajt.

Në pamjet e ndërtuara specifikohet se si autorët i zunë pritë makinës ku udhëtonte Martinaj, të cilët u qëlluan me 83 plumba dhe më pas mjetit iu vu flaka.

Sipas dinamikës në vazhdim, të ndërtuar nga grupi hetues, sipas “BW” atentatorët mendohet se i pritën viktimat e tyre në hyrje të Urës së Fushë-Krujës. Menjëherë, pasi ata ishin nisur nga lokali ‘Brazil’, ku ishin ndarë me Jeton Lamin.

VIDEO

Aty ku thuhet se makina e autorëve, ka qëndruar në pritje për afro 55 minuta. Një tjetër detaj, që përforcon bindjen e grupit hetues, se një grup i gjerë keqbërësish, ishin të angazhuar atë të diel, për të ditur lëvizjet e Martinaj dhe shokëve të tij. Por ndërsa grupi hetues, priste që me posedimin e këtyre pamjeve filmike të zbulonte edhe djallin që fshihet në detaje, duket se autorët kanë qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre.

Gjatë gjithë pritjes së tyre, ata kanë hapur vetëm një moment derën e automjetit ku qëndronin në pritje.

Por, pa dalë asnjëherë nga aty. Çka nuk i ka dhënë asnjë mundësi grupit hetues të kryejë identifikimin e autorëve. Gjithçka tjetër, duket një film horror i xhiruar në rrugë. I denjë për ekzekutimet që mund të kryejnë vetëm kartelet e drogës në Meksikë.

Sapo shquajnë për së largu, makinën me të cilën Brilant Martinaj dhe miqtë e tij udhëtonin, makina në pritje lëviz nga vendi ku qëndronte prej kohësh dhe i vihet në ndjekje, objektivit. Pas tyre, po në këtë moment, vihet në ndjekje edhe një tjetër makinë, e cila duket sikur transporton vrasësit.
Ekzekutimi duket të jetë barbar dhe i egër.

Makina me Martinaj dhe shokët e tij në brendësi shpërthen në flakë. I vetmi që mundi t’i shpëtojë fillimisht furisë së pandalur të plumbave, duket se është Dikler Vata, që qëndronte në pjesën e pasme të mjetit.

Por edhe ky, duket se i shpëton përkohësisht plumbave të atentatorëve. Pasi në efektin e flakëve dhe tymit që kishte përfshirë ndërkohë automjetin, ai del nga aty, pa e ditur se atentatorët edhe pse në largim e sipër vazhdonin të shikonin nga automjeti i viktimave të tyre.

Është ky momenti, kur sipas grupit hetues, ata rikthehen edhe njëherë në vendngjarje dhe ekzekutojnë Dikler Vatën, i cili po përpiqej të mbushej me frymë në anë të rrugës ku digjej automjeti me dy miqtë e tij.

Sipas grupit hetues, menjëherë pasi u konstatua nga pamjet filmike, makina e dytë në krim, ata kryen verifikimin e tyre, se kujt i përkiste ky automjet. Në bazë të të dhënave të siguruara, rezultoi se ky automjet, i përkiste një emigranti që jetonte në Britaninë e Madhe, i cili u ndalua në avion në momentin kur po udhëtonte drejt Anglisë.

Por alibia e tij e fortë bëri që grupi hetues ta lironte shpejt nga përgjegjësitë. Si një person që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Paralelisht me këto veprime, policia gjeti pas ngjarjes, edhe një makinë të djegur. Makinë Ëolksvagen Passat me portobagazh, me targa të pasme AA150OR, ku në brendësi të mjetit u gjetën edhe dy armë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YURI KIM VIZITË NË PRESIDENCË/ Ambasadorja amerikane takim me kreun e shtetit Bajram Begaj
Previous article PARALAJMËRIMI i Erdogan pas vendimit të SHBA: Turqia do të përforcojë praninë ushtarake në Qipron veriore, me këtë hap…

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT