Detaje të tjera mësohen nga grabitja e sotme në Fier, ngjarja nga e cila mbetën të plagosur dy persona, ku kanë mbetur pronari i pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha, 64 vjeç si dhe 53-vjeçari Agur Vrenozi. Ky i fundit ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës. Emrat e dy autorëve të tjerë ende nuk janë bërë të ditur.
Ndërsa autori i kapur më herët është shtetasi Denis Fyraj.
SKEMA E GRABITJES
Rreth orës 10:55 minuta dy persona të maskuar dhe të armatosur i janë afruar pikës së Exhange pranë “Zogut të Zi” në Fier. Ata kanë kërcënuar pronarin e pikës së këmbimit valutor, Gëzim Hoxhën dhe me armën drejtuar nga ai kanë kërkuar paratë. Brenda ka qenë një shitëse e cila ka kërkuar ndihmë duke bërtitur.
Ndërsa 63-vjeçari i ka futur paratë në çantë, grabitësit kanë tentuar të dalin por në këtë moment janë përballur me 53-vjeçarin Agur Vrenozi, i cili ka dëgjuar thirrjet e shitëses. Agur është pronar i godinës ku ndodhet pika e këmbimit valutor.
Të kapur në panik, grabitësit kanë qëlluar dhe janë larguar me një makinë tip “Benz” me targa AA879JG, sipas policisë të falsifikuara.
Policia u vu në ndjekje të autorëve dhe arriti të prangosë njërin prej tyre, i identifikuar si Denis Fyraj nga Vlora, ndërsa autori tjetër është në kërkim. Po kështu policia ka sekuestruar edhe një çantë me paratë e grabitura në pikën e këmbimit valutor. Ngjarja ndodhi në një zonë të populluar në Fier dhe në një orar me lëvizje të shumta, duke rrezikuar jetën e dhjetëra qytetarëve.


