• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndërtohet qendra e informacionit për turistët në Rubik, Rama: Model për bashkitë (FOTO)
Home
Sociale

Ndërtohet qendra e informacionit për turistët në Rubik, Rama: Model për bashkitë (FOTO)

4 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Në qendër të Rubikut, një godinë e re është bërë ndalesa e parë e çdo vizitori, vendas e të huaj. Në trajtën e një kulle për të ruajtur traditën e zonës në ndërtim, ajo është qendra e re e informacionit, Info-Kulla. E ndarë në pavijone, aty shpërfaqet identiteti historik, kulturore, të traditave, si dhe karakteristikat gjeografike, ekonomike dhe të jetës së zonës. Gjatë vizitës në Mirditë, Kryeministri Rama u ndal për të parë nga afër qendrën e informimit, e cila shërben si pikë reference për turistët.

Kryeministri, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Ndrec Dedaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve Lindita Nikolla, u njoh me informacionin që kjo pikë ka vënë në shërbim të vizitorëve të saj. Nëpërmjet instalacioneve, aty shfaqen momente të ndryshme të historisë, një ndër to edhe burgu i Spaçit. Faza tjetër e kësaj pike informimi, sipas drejtorit të saj, do jenë turet që do ofrohen për vizitorët.

“Faza e dytë e zhvillimit dhe promovimit të turizmit në këtë zonë do jenë turet. Një model do jetë një vizitë në burgun e Spaçit, pa anashkaluar dhe qytetin e Rrëshenit. Do kemi dhe model turesh hiking,” – u shpreh ai.

Kryeministri Rama vlerësoi këtë Info-Kullë një model për të gjitha bashkitë e vendit. “Çdo bashki mund të gjejë karakteristikën e vet për të ndërtuar një qendër të tillë dhe pastaj të gjithë ato qendra t’i lidhim në rrjet përmes teknologjisë dixhitale, në mënyrë që të kemi një bum informacioni dixhital për turistët,” – tha Kryeministri.

Ministrja Nikolla nga ana e saj u shpreh se Info-Kulla mund të shërbejë edhe si një laborator kulture për nxënësit e shkollave të kësaj zone.

Fokus të veçantë në këtë zonë ka edhe agroturizmi, në të cilin duhet të investohet më shumë nga sipërmarrësit, për të sjellë transformimin ekonomik dhe social që pritet.

“Unë jam i bindur se me programin e agorturizmit do vendosim bazën e një transformimi të madh në dhjetëvjeçarin e ardhshëm, sepse faktikisht, kjo është mundësia më e mirë, sidomos për zona ku prodhimi intensiv bujqësor është i pamundur sot dhe nuk mund të punosh me idenë e rritjeve të eksporteve bujqësore, por duhet kthyer turizmi në eksportin më të madh,” – u shpreh Kryeministri Rama.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përplasen dy trena në Kaliforni, 2 viktima dhe 70 të plagosur
Previous article Roma fiton me 10 lojtarë ndaj Veronas, 'kërcënon' Interin për Champions

luljetaautor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT