• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDËRTIMI I MURIT NDARËS ME MEKSIKËN/ 16 shtete padisin Trumpin, pasi…
Home
Nderkombetare

NDËRTIMI I MURIT NDARËS ME MEKSIKËN/ 16 shtete padisin Trumpin, pasi…

19 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një koalicion prej 16 shtetesh amerikane, i udhëhequr nga Kalifornia, paditi administratën e presidentit Donald Trump për vendimin për të shpallur emergjencë kombëtare, me qëllim mbledhjen e fondeve për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.

Trump e shpalli emergjencën kombëtare të premten, duke anashkaluar Kongresin, pasi ky i fundit refuzoi të miratojë 5.7 miliardë dollarët e kërkuar për murin.

Njoftimi i presidentit erdhi pasi ai e nënshkroi një ligj të shpenzimeve, duke shmangur një mbyllje tjetër të qeverisë, por që i siguroi atij vetëm 1.3 miliard dollarë për barriera të reja në kufi.

Demokratët kundërshtojnë të financiojnë murin, për të cilin Trump thotë se do të pengonte hyrjen e migrantëve të paligjshëm në SHBA.

Shtetet që ngritën padinë, thanë se duan të bllokojnë “keqpërdorimin e pushtetit presidencial” nga ana e Trumpit

Padia kërkon një vendim gjyqësor që do ta ndalonte Trumpin të vepronte në gjendje emergjente, derisa beteja ligjore të zhvillohet në gjykata, raporton Washington Post.

“Po e padisim presidentin Trump për ta ndaluar atë që të plaçkisë fondet e tatimpaguesve që ligjërisht janë lënë mënjanë nga Kongresi. Për shumicën prej nesh, zyra e presidencës nuk është një vend për teatër”, tha prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë, Xavier Becerra.

Padisë së Kalifornisë i janë bashkuar: Kollorado, Konektikat, Dellaver, Havaji, Illinois, Mein, Merillend, Minesota, Nevada, Nju Xhërsi, Nju Meksiko, Nju Jork, Oregon, Virxhinia dhe Miçigen.

Të gjitha ato, pos Merillendit, qeverisen nga demokratët. Sipas tyre, urdhri i presidentit Trump për t’i devijuar fondet do t’iu kushtonte atyre miliona dollarë dhe do t’iu dëmtonte ekonomitë.

Padia u ngrit në gjykatën për Qarkun e Veriut të Kalifornisë.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dalë ende me ndonjë koment. Më herët, presidenti ka thënë se emergjenca kombëtare do t’i mundësojë atij të sigurojë gati 8 miliardë dollarë për murin, edhe pse barriera e gjatë gati 3,200 kilometra, sipas llogaritjeve, do të kushtonte 23 miliardë dollarë.

Trump e ka parashikuar se do të paditet për këtë veprim dhe ka thënë se rasti ka të ngjarë të përfundojë në Gjykatën Supreme.

“Ne do të përballemi me krizën e sigurisë kombëtare në kufirin tonë jugor. Gjithkush e di se muret funksionojnë”, ka thënë Trump.

Kritikët, megjithatë, e kanë akuzuar qeverinë për një “krizë të prodhuar”, duke thënë se pohimet e presidentit rreth situatës janë të pavërteta.

Akti i Emergjencave Kombëtare në SHBA është i menduar për kohë të krizave kombëtare.

Trump ka pohuar se ekziston një krizë migrantësh në kufirin jugor të SHBA-së, gjë që është hedhur poshtë nga ekspertët e migracionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PYETJA QË MUNDON VAJZAT/ Nëse i dashuri u thotë këto fjalë në shtrat, është i duhuri
Previous article 6 SHENJA TË HOROSKOPIT/ Me intuitë të fuqishme që shohin përtej gënjeshtrave

k.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT