• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRTIM I PALIGJSHËM DHE FALSIFIKIM DOKUMENTASH/ Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën 2-katëshe në Petrelë
Home
Breaking News

NDËRTIM I PALIGJSHËM DHE FALSIFIKIM DOKUMENTASH/ Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën 2-katëshe në Petrelë

21 April, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Tiranës sekuestron një vilë 2-katëshe në Petrelë, pasi dokumentacioni tekniko-ligjor rezultoi me të dhëna të rreme.

Burime zyrtare nga organi i akuzës bënë me dije se objekti i ndërtimit rezulton të jetë në emër të shtetasit Xh.Ç.

NJOFTIMI I PROKURORISE
‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’, Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën 2-katëshe në Petrelë. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u vendos sekuestro preventive mbi një objekt ndërtimi dy kate në emër të shtetasit Xh.Ç. me sipërfaqe toke rreth saj 660 m2 në Kërrabë, Petrelë, pjesë e parcelës ku Prokuroria sekuestroi edhe 7 ndërtesa në formë vilash me strukturë betoni me sipërfaqe të ndryshme dhe me mbulesa të llojit çati dhe tarracë betoni.
Ndërtimet ishin formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që dokumentacioni tekniko-ligjor rezultoi me të dhëna të rreme.

Në vitin 2023, u regjistrua procedimi penal nr.504 për veprën penale “Ndërtim të paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i K.Penal në lidhje me ndërtimin e kryer nga ana e shtetasit Xh. Ç. në parcelën me numër nr.2/a të Ekonomisë Pyjore Krrabë, Petrelë. Në vijim të hetimeve për ndërtimet pa leje, u konstatua se në parcelën pyjore nr.2/a të ekonomisë pyjore ‘Krrabë–Gurrë’, janë kryer ndërhyrje të cilat bien në kundërshtim me legjislacionin e pyjeve dhe në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

 

 

Nga studimi i akteve, rezultoi se përveç veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” është konsumuar edhe vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e parashikuar nga neni 186 i K.Penal, pasi sipas Akt Ekspertizës së Thelluar, dt.12.09.2022, në pamje të parë duket të jetë lëshuar nga Instituti i Ndërtimit por që nga informacioni i marrë, ky akt nuk rezulton të jetë kryer përsa kohë nuk është proceduar me kryerjen e një veprimi të tillë për shtetasin Xh.Ç. Duke qenë se vazhdimi i mëtejshëm i ndërtimit rëndon pasojat si dhe faktin se ky ndërtim është kryer në shkelje të plotë të ligjit, duke qenë para elementeve të figurave të veprave penale të “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” sipas neneve 199/a dhe 186 të K.Penal, për sa kohë që materiali i falsifikuar ka shërbyer për lëshimin e lejes përkatëse nga ana e Bashkisë Tiranë, çmojmë se ndodhemi në kushtet kur duhet vendosur sekuestro preventive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ULJE TEMPERATURASH/ Bora mbulon Dibrën, shkaktohen dëme në frutikulturë (VIDEO)
Previous article MOTI NË DURRËS/ Ndalohet lundrimi për anijet e tonazhit të ulët dhe peshkarexhave, qarkullimi në rrugët e qytetit jo problematik

s.autor

Postime të ngjashme

"RECOLUCION"/ Shqiptarët në Toronto ngrihen në protestë. Mesazhet e fuqishme që vinë nga Diaspora Aktualitet

"RECOLUCION"/ Shqiptarët në Toronto ngrihen në protestë. Mesazhet e fuqishme që vinë nga Diaspora

DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për këtë të hënë Aktualitet

DIELL DHE TEMPERATURA TË LARTA/ Parashikimi i motit për këtë të hënë

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT