Ndërron jetë pak ditë pasi u vetëplagos me armë zjarri Aldison Belulaj, i riu nga Fieri i cili vrau Ariela Muratin, studenten e vitit të 3 për Drejtësi në Tiranë.
Lajmin e vdekjes së Aldisonit e kanë bërë të ditur për mediat mjekët që janë kujdesur për të gjatë këtyre ditëve, që nga ngjarja e bujshme mediatike për vrasjen e të dashurës së tij Ariela Muratit.
Aldisoni vdiq pas një problemi serioz që pati me pjesën e konsiderueshme të truri. Enjtja e pjesës së trurit i solli gjendjen e një kome të pakthyeshme, gjë që u finalizua me vdekjen e tij gjatë momenteve mes orës 19:18-19:20.
Familjarët e tij ende nuk kanë dalë të flasin publikisht për ngjarjen por thuhet se ata nuk kanë dëshirë që të bëhen pjesë e deklaratave në media.
Mendohet se gjendja e Aldisonit ka qenë e rëndë pasi edhe akti i vetëvrasjes ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.
***
- NGJARJA E SHKURTUAR RRETH VRASJES SË ARIELËS DHE VETËVRASJES SË ALDISONIT
Ngjarja ndodhi te dielen e kaluar, para Fakultetit te Mjekesise, ku Ariela ishte duke ecur me te motren dhe kusheriren kur u ndal ne rruge nga autori Aldison Belulaj i cili pas nje bisede te tensionuar as 1 minute, nxori armen dhe e qelloi me nje plumb ne koke te rene, e me pas u veteplagos ne vendin e krimit dhe ra ne koma.
Ai ishte shtruar ne spitalin e Traumes dhe pak dite me pare, mjeket nuk dhane shpresa per te riun, pasi kishte marre demtime te parikuperueshme.
Nga deshmite e familjareve te tyre, eshte mesuar se Aldisoni kishte simpati dhe nje ndienje te forte per Arielen qe ne gjimnaz ku kishin studiuar bashke dhe kishin qene edhe te dashur, por lidhjes se tyre i kishin dhene fund ne nentor te vitit 2017.
Por Aldisoni nuk e kishte pranuar kete gje. Ai kishte kohe qe e perndiqte te rene e cila nje jave para se te vritej kishte nderruar edhe numrin e telefonit per te mos pasur kontakt me ish te dashurin.
Por ky veprim mesa duket ka nxehur gjakrat dhe ka detyruar djalin qe kishte nisur pune si infermier se fundmi te ndermerrte aktin ekstrem.


