• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRRON JETË NË HESHTJE “HERKULI FEMËR” I SHQIPËRISË/ Pediatria që i rrëmbeu vdekjes qindra fëmijë
Home
Sociale

NDËRRON JETË NË HESHTJE “HERKULI FEMËR” I SHQIPËRISË/ Pediatria që i rrëmbeu vdekjes qindra fëmijë

18 August, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria ka humbur në heshtje, një nga emrat më të spikatur në mjekësinë, Vitore Fico. Ajo është ndarë nga kjo jetë rreth një muaj më parë, por është mësuar vetëm pas statusit të bërë nga mjekja pediatre, Lira Gjika. Ajo ka vlerësuar maksimalisht punën e saj, teksa e përshkruan si “Herkuli” femër i kohërave moderne, që ka shpëtuar nga vdekja qindra fëmijë. Gjika ka trguar profesionalizmin që e karakterizonte Ficon, punën e saj të palodhur, por që fatkeqësisht iku në “heshtje” dhe askush nuk e vlerësoi aq sa duhet.

“Po ecja në rrugën Myslym Shyri, pranë tabelës që lajmërojnë vdekjet e njerzve, kur, pashë një foto dhe nuk I besova syve , ishte fotoja e një personi shumë të çmuar për mua. Ishte lajmërimi për ikjen nga kjo jetë e një nga emrave më të spikatur të mjeksisë dhe pediatrisë shqiptare, të gruas më moderne në Shqipëri, Dr Vitore Fico. Kishte një muaj që kishte ikur. Kjo grua e madhe, që nuk është më, që kishte bërë atë, që nuk arrinin ta bënin as nënat, kishte luftuar me distrofinë dhe atrofinë e fëmijëve dhe kishte shmangur vdekjen e sigurt. Ajo, Vitore Fico, i kishte rrëmbyer vdekjes me qindra fëmijë. Ajo, Herkuli femër i kohëve moderne të Shqipërisë, ishte përballur me vdekjen dhe kishte fituar, pa asnjë ndërhyrje hynore dhe kompromis, por me zemrën e saj të madhe dhe profesionalizmin e saj të pashoq. Kisha besuar, se, kur kjo grua të largohej nga kjo jetë, kjo pediatre e shkëlqyer, të paktën gjysma e Shqipërisë, duhet të qante. Mesa duket Shqipëria akoma nuk ka mësuar të qajë, por për kë ka qarë Shqipëria, që të qante për Vitore Ficon? Shqipëria ka patur mjekë e pediatër të mëdhenj që i mësuan se fëmijët janë njerëz dhe, jo thjeshtë të vegjël, që nuk marrin vesh. Është lufta titanike e pediatërve shqiptarë, me në krye professor Selaudin Bekteshin, dr Hamdi Sulçebe, dr Jorgji Jorgoni, dr Kostandin Kauri, dr Roza Buda, dr Xhanfise Bashha, dr Emil Cimbi, dr, Rashela Cikuli e shumë të tjerë të cilëve u kërkoj falje për mosnominimin, që luftuan prej vërteti, si titanët, kundra injorancës së thellë të kohës dhe varfërisë. Këta gjigandë, që mbase tani askush nuk I njeh, kanë punuar dhe luftuar me edukim në këshillimoret e fëmijëve të Tiranës e Shqipërisë, por koha e sotme nuk do të tillë heronj, të cilët edukojnë dhe emancipojnë dhe për më tepër, që nuk duan rreklamë dhe pasuri me cdo kusht dhe sidomos pa punuar. Ata ishin nga brumë, që i bënte t’a donin tjetrin si veten dhe, se vetja është shumë e çmuar. Unë hyj te brezi që pati fatin të jetojë me personalitete të tilla dhe duke perifrazuar Platonin e madh, po falenderoj Perëndinë që më bëri të jetoj me njerëz të tillë, pikërisht në kohën e duhur. Lamtumirë Dr Vitore Fico, të jam mirënjohse për gjithë jetën time që më ofrove miqësinë tënde’, shkruan Gjika.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASHURIA PËR MALET MERR MALLET"/ Meta rrëfehet: Do ngjis majën më të lartë të Shqipërisë, jam skraparli unë
Previous article NË JALË/ Aty ku perëndimi përrallor dhuron spektakël (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT